Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeRama: Shqipëria qëndron pranë Kosovës nëse do të përdoren armët

Rama: Shqipëria qëndron pranë Kosovës nëse do të përdoren armët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vendi amë do të qëndrojë në mbrojtje të Kosovës nëse shteren opsionet diplomatike dhe fillojnë të përdoren armët.

Rama në një intervistë për ATV-në ka thënë se ai lutet që opsioni i përdorimit të armëve të mos vijë në shprehje, por që, sipas tij, nëse ndodh padyshim se Shqipëria do të qëndrojë me Kosovën.

“As nuk diskutohet se Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë pranë Kosovës në çdo rast nevoje edhe nëse, mos e dhëntë Zoti, gjërat shkojnë në pikën ku në mes nuk është më fjala, por armët”.

Por, Rama thotë se liderët në Kosovë por edhe Shqipëri duhet të mendojnë për të ardhmen që vendet tona të bëhen më të respektueshme në rrafshin ndërkombëtarë.

“Duhet të vendosim vendet tona në një realitet ku aleatët tanë kanë respekt për ne”.

I pyetur nëse Kosova sulmohet si do të reagojë Shqipëria, Rama është përgjigjur, se Kosova nuk është vetëm.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk është një entitet gjeografik që ka lidhje speciale me Kosovën dhe çdo sulm mbi Kosovën është sulm mbi Shqipërinë, por nga ana tjetër Kosova nuk është vetëm dhe ka aleatë strategjikë pa të cilët Kosova nuk mund të ekzistonte si shtet. Për këtë arsye duhet të mendojmë për peshën e aleatëve të Kosovës”, ka deklaruar tutje Rama.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit