Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas nisjes së bisedimeve për aderim në BE të Shqipërisë, tha se ndjehet keq për pozitën në të cilën është Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Rama tha se qëndron prapa gjithçka që ka deklaruar për Bullgarinë, respektivisht që pikë pamjet historike nuk mund të pengojnë anëtarësimin e një vendi në BE.
“Më duhet të them se ndjehemi të mërzitur, e them sinqerisht, për faktin që Maqedonia e Veriut e jonë vëllazërore, nuk mundet ende të futet në këtë fazë të procesit, deri sa ata janë ndër të parët, ndoshta të parët që nisin procesin. Kur flas për poshtërimet ndaj nesh, tre herë të refuzuar për të nisur bisedimet aderuese, pastaj ndihem disi i turpëruar, sepse më duhet të mendoj për poshtërimin ndaj Maqedonisë së Veriut, ata e ndërruan edhe emrin për të nisur këtë dhe po, qëndroj prapa gjithçka që thash për miqtë tanë bullgarë, sepse historia nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet aderuese për asnjë shtet, pikëpamjet e ndryshme mbi atë se kush ishte nëna e heronjve tanë dhe me kë bënte dashuri dhe cili ishte identiteti biometrik në atë kohë dhe me kë ishin të lidhur kur ishin duke vendosur për të bërë dashuri. Janë tema interesante për historianët, por nuk janë pjesë e çdo gjëje që na lidhë që të jemi pjesë e BE-së. Kjo qëndron, nuk është sulm ndaj miqve tanë bullgarë”, tha ems tjerash Rama.