Tuesday, December 24, 2024
spot_img
BallinaTechnologyRama i përgjigjet kompanisë së TikTok: Në Shqipëri vendosin shqiptarët!

Rama i përgjigjet kompanisë së TikTok: Në Shqipëri vendosin shqiptarët!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i takon vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, për një periudhë 1-vjeçare. Përmes një postimi në “X”, Rama thekson se kjo vendimmarrje nuk vjen në formë të nxituar, por pas një këshillimi të gjerë me prindër në të gjitha shkollat e vendit. Më tej, ai ka një përgjigje për kompaninë e TikTok, duke thënë se “në Shqipëri vendosin shqiptarët, jo pronarët e algoritmit të këtij rrjeti”.

“Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë”, shkruan kreu i qeverisë.

Sipas kryeministrit, kjo platformë përbën një kërcënim për fëmijët dhe rininë e ditëve të sotme.
“Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi. Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë”, shton Rama.

“Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku”, shkruan në mbyllje.

Kujtojmë se pas këtij vendimi të qeverisë, platforma në fjalë reagoi duke kërkuar sqarime urgjente.

Ne nuk gjetëm asnjë provë që autori ose viktima të kishin llogari në TikTok dhe raportimet e shumta kanë konfirmuar në fakt se videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”, tha kompania. Vendimi ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit