Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lënë sot në orën 06:00 ambientet e reanimacionit të Qendra Spitalore Universitare të Tiranës.
Rama gjatë ditës së djeshme iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e apandesitit akut përmes laparaskopisë.
Sipas Zyrës së Shtypit, operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë.
Në një deklaratë për mediat, Shefi i Kirurgjisë në QSUT Arben Gjata u shpreh se gjendja post operatore e Ramës ishte stabile duke shtuar se ai mund të rikuperohet plotësisht për 3 ditë.