Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaSportRahmani çmend serbët: Do të festojë me shqiponjë secilin gol që shënojë 

Rahmani çmend serbët: Do të festojë me shqiponjë secilin gol që shënojë 

Sulmuesi Albion Rrahmani shënoi dy herë për Rapid Bukureshtin në ndeshjen kundër Kluzhin në Rumani. Rrahmani një nga golat e tij e festoi me simbolin e shqiptarëve, shqiponjën si dhe dha një deklaratë rreth saj. Ish-sulmuesi i Ballkanit pas ndeshjes tha se me simbolin e shqiponjës do të festojë sa herë që ta ketë të mundur.

“Unë jam nga Kosova dhe jam me gjak shqiptari. Unë do të festoj me shenjën e shqiponjës sa herë që të jetë e mundur dhe dua të inkurajoj të gjithë shqiptarët të bëjnë të njëjtën gjë” – tha Rrahmani.

E mediat serbe, konkretisht “Telegraf.rs”, e njohur për qëndrimet e afërta me pushtetin e Vuçiqit, ka raportuar se kinse festa e Rrahmanit ishte për të provokuar rumunët.

“Domethënë, pas një goli, Rrahmani ka festuar duke treguar shqiponjën shqiptare dhe kështu ka tentuar t’u “hakmerret” rumunëve për thirrjet e fundit “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes me të ashtuquajturit. shteti i rremë i Kosovës” – ka shkruar në mënyrë skandaloze ky medium. 23-vjeçari u transferua te Rapid Bukureshti për 600 mijë euro nga Ballkani muajin gusht të këtij viti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit