Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeRafis Aliti: Rënia e kufirit me Shqipërinë, ëndërr e çdo shqiptari!

Rafis Aliti: Rënia e kufirit me Shqipërinë, ëndërr e çdo shqiptari!

LAJM: z.Aliti, ju kemi parë edhe në uniformë ushtarake, edhe në petkun e politikanit. Cila betejë është më e vështirë, ajo në fushë-betejë apo në tavolinë?

“Mua jeta më ka mësuar se nuk ka beteja të lehta, të gjitha betejat janë të rënda. Çdo punë, sadoqë të duket e vogël, derisa nuk e përfundohet, është shumë e madhe, dhe në momentin që përfundohet, sidomos kur kryhen me sukses, duket se është më e lehtë. Gjithsesi se lufta është ajo që, njeriu mund të marrë vendimet e fundit kur shterren gjitha rrugët politike dhe të marrë armën në dorë, t’ja kthejë shpinën familjes, shtëpisë, shokëve dhe kështu me radhë. Janë momente të rënda në jetë, por mbi të gjitha, gjenerata jonë ka qenë e përgatitur në këtë drejtim, përshkak se padrejtësitë kanë qenë shumë të mëdhaja ndaj neve shqiptarëve në hapsirat e ish Jugosllavisë. Ideali ynë ka qenë shumë i fortë, do të thoja te ato gjenerata, që ne të bëjmë ato luftra çlirimtare. Nuk krahasohet lufta me politikën, politika të jep mundësi tjera, lufta dihet. Për mua lufta gjithsesi se ka qenë e rëndë dhe luftrat ngelin të rënda, por unë tërë jetën ndjehem i plotsuar dhe krenar që kam qenë pjesë e luftës, qoftë asaj në Kosovë, qoftë luftës në Maqedoni”, tha Rafis Aliti, i njohur si komandant “Mësuesi”.

LAJM: A ishte edhe qëllimi juaj në vitin 2001 për ta bërë Shqipërinë , siç tha Ali Ahmeti ditë më parë?

“Nuk ka qenë ai qëllimi ynë, ato kanë qenë qëllime kombëtare, edhe  gjyshi im ka folur për Shqipërinë, për heqjen e kufijve. Ka qenë një ëndërr e të gjitha gjeneratave, edhe para nesh. Realisht, ne që kemi filluar në vitet e 80, por edhe ato gjenerata para viteve të 80, ëndrra e tyre ka qenë heqja e kufijve. Ne kemi bërë atë që kemi mundur të bëjmë si gjenerata. Kemi Kosovën shtet, që ka qenë ëndërr e shumë gjeneratave edhe para viteve 90. Ne jemi një gjeneratë, do të thoja, e privilegjuar. Jemi të privilegjuar edhe sot, që unë mbi të gjitha e shof një Kosovë të pavarur, një shtet i cili çdo ditë ec përpara, ngritet, dhe ajo mirëqenie që sot kanë qytetarët e Kosovës është rezultat i flijimit të shumë gjeneratave, edhe para viteve 70, 60”, u shpreh Aliti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit