Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeQoku: Në konferencën për shtyp të Ali Ahmetit, Artan Grubi ishte bedel...

Qoku: Në konferencën për shtyp të Ali Ahmetit, Artan Grubi ishte bedel i Bujar Osmanit

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoni, njëherë edhe mbështetës i opozitës shqiptare në RMV, Bekim Qoku ka kritikuar mënyrën se si BDI promovoi Bujar Osmanin si kandidat për president, përcjell TV21. Qoku thotë se kreu i BDI-së shpalli kandidaturën e Osmanit, derisa ky i fundit nuk ishte prezent në konferencë për shtyp.

“Është pak çudi që në konferencën për shtyp të Ali Ahmetit ku u prezantua kandidati për president, mungonte vetë kandidati! Aty, në vend të Bujar Osmanit, u duk Artan Grubi si bedel i tij. A e konfirmon mungesa e kandidatit në konferencë konstatimin e Ali Ahmetit që Bujari është frikacak? Që e ka zënë të ngratin tmerri që në fillim? Mbase duhet ta kuptojmë Bujarin, sepse nuk është kollaj t’i dalësh fer Arben Taravarit, kur e dimë faktin që ai ka shkel secilin që i ka dalë përpara në zgjedhje. Bujari na del si “Runaway bride”, si nusja që nga frika nuk paraqitet para altarit”, shkruan Qoku.

https://www.facebook.com/bekim.qoku.9/posts/1042568663671002?ref=embed_post

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit