Friday, November 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeQoku: Maqedonia t’i shpallë terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore”

Qoku: Maqedonia t’i shpallë terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore”

Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti kritikoi Shkupin Zyrtar për qëndrimin e butë rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Në një intervistë për Alsat, Qoku tha se Shkupi do të duhej t’i shpallte terroriste dy organizatat që veprojnë në veri Kosovës, “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore”, pasi sipas tij Serbia përbën rrezik edhe për Maqedoninë.

“Qëndrimi i saktë i zyrtarëve të lartë të Maqedonisë së Veriut sidomos i shqiptarëve të paktën duhet të ishte të shpallte dy organizatat në Kosovë “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore” që janë shpallë terroriste nga Qeveria e Kosovës edhe këta t’i shpallnin organizata terroriste. Maqedonia e Veriut rrezikohet po aq nga një Serbi predatore, nga një Serbi dhunuese, nga një Serbi hegjemoniste rrezikohet po aq sa rrezikohet edhe Kosova”, theksoi në intervistë në Alsat, Bekim Qoku, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Qoku shtoi se është indiferenca e Shkupit Zyrtarë por edhe politikanëve shqiptarë nuk i bën mirë vendit.

“Këto hapa të Maqedonisë kjo lloj indiference që bën Maqedonia karshi këtij agresori si Serbia nuk i bën mirë jo vetëm shqiptarëve zyrtarë në Maqedoni por nuk i bën mirë të gjithë shtetit. Pasi flasim për një politikë agresore destabilizuese që është shumë afër nesh dhe rreziku është shumë afër nesh. Nëse marrim për krahasim eurodeputetët kroatë, eurodeputetët austriakë, gjermanë, anglez, deklaratat e tyre janë jashtëzakonisht shumë më të ashpra se sa të shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri”, theksoi në një intervistë në Alsat Bekim Qoku, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit