Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Bekim Qoku thotë se dëmi më i madh kapital në këto vite është që ASH-ja është bërë pjesmarrës në pushtet me BDI-në, përcjell TS.
“Dëmi kapital i pjesëmarrjes së ASH-së në pushtet me BDI-në, si dhe përpjekja e lidershipit de fakto të saj për t’u shkrirë në BDI, është relativizimi i dëmeve të pariparueshme që BDI ia ka shkaktuar bashkësisë së dytë më të madhe në Maqedoninë e Veriut” ka shkruar këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Qoku.