Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteQoku: ASh-ja të rreshtohet në krah të opozitës shqiptare

Qoku: ASh-ja të rreshtohet në krah të opozitës shqiptare

Duke folur për zhvillimet në ASH dhe vendimin që duhet të merr Kuvendi i ASH-së për zgjedhje, Bekim Qoku tha se do të ishte mirë që ASH-ja të rreshtohet krah opozitës.

“Unë pres shumë, vërtet kam besim te ASH, kam qenë pjesë e saj, i njohë ata njerëz janë njerëz të shkëlqyeshëm, ka njerëz shumë të mirë, tani hiq dy tre veta që kanë interesat e tyre personale dhe e bëjnë gjithë këtë rrëmujë tani për tani, por do të ishte vërtetë mirë që ASH-ja të rreshtohet krah opozitës.
Aleanca është ngritur si opozitarizëm, është trashëgimtare e linjës politike, filozofike të Arbën Xhaferit i cili e kishte si sugjerim ngrohtësinë kombëtare, e kishte si plan program atë edhe këtë linjë e ka trashëgua edhe ASH dhe në këtë frymë të Arbën Xhaferit që kishte dje përvjetorit, është mirë që Aleanca të rreshtohet me opozitën.

Jo për hir të opozitës, jo për inatet që ka pasur në atë kohë por për hir të një qëllimi më të madh që të bëjmë një ndryshim, që të rreshtohet në anën e duhur të historisë se vërtetë janë momente kur Aleanca për herë të parë mund të bëjë shumë, guri i saj mund të rëndojë shumë në këtë situatë”, tha Bekim Qoku, Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Maqedoni.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit