Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeQeveria nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderim policit Afrim Bunjaku

Qeveria nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderim policit Afrim Bunjaku

Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e sotme me një minutë heshtje në nderim të heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës më 24 shtator të këtij viti, si pasojë e një sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën hyrëse ka ftuar kabinetin qeveritarë që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të Bunjakut.

“Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra, të dashur qytetarë, më lejoni që fillimisht të ju ftoj për një minutë heshtje, në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, heroit të Republikës, Afrim Bunjaku që në 24 shtator ra në krye të detyrës në mbrojtje të rendit dhe ligjit, shtetit të së drejtës, integritetit territorial dhe atdheut” – deklaroi Kurti.

Një sulm fillimisht me armatim të rëndë ishte kryer ndaj një patrulle kufitare rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës. Një polic kufitar Afrim Bunjaku u vra nga ky sulm e një polic tjetër u plagos.

Pasi u mor informacioni për sulm ndaj policisë grupi terrorist u bart në Banjskë dhe u vendos në Manastirin e Banjskës. Për disa orë ata sulmuan policinë e më pas u arratisën.

Policia në bastisjet që ka kryer në shtëpi private përreth manastirit gjeti dhjetëra armatime.

Deri më tani të dhënat zyrtare flasin për 8 të arrestuar, përfshirë edhe pjesëtarë të grupit terrorist dhe 3 nga i njëjti grup të vrarë.

KALLXO.com raportoi se njëri nga të vrarët ishte nga Zveçani, ai fillimisht ishte plagosur e ishte tërhequr nga grupi më pas ishte lënë në male të Banjskës e dy të vrarët e tjerë jetonin në Leposaviq.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit