Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeQëllimi i “listës së zezë” është të shohim ndryshim në sjelljen e...

Qëllimi i “listës së zezë” është të shohim ndryshim në sjelljen e atyre të cilët ndodhen në të, porositi O’Brajan

Çështja për rolin e sanksioneve të SHBA-së në luftën kundër korrupsionit është pak e ndërlikuar dhe qëllimi është të shohim ndryshim në sjelljen e individëve në listë dhe atyre të cilët janë të lidhur me ta. Ajo që duam të shohim është njerëzit të mësohen t’i shfrytëzojnë të gjitha veglat që janë të kapshme për ta, në mënyrë që ta luftojnë korrupsionin dhe ta mbajnë atë përkushtim edhe gjatë formimit të qeverisë së re, porositi ndihmës sekretari amerikan për Çështje evropiane dhe euroaziatike, Xhejms O’Brajan në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, pas takimit të liderëve nga Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit për rritje të BE-së.

I pyetur nëse pas zgjerimit të listës me emra të rinj, është i kënaqur që qeveria e vendit tonë vendosi ta inkorporojë listën e zezë në legjislaturën e vet, O’Brajan tha se nuk do të komentojë për proceset ligjvënëse të Maqedonisë së Veriut, as të BE-së, por se çështja për rolin e sanksioneve të SHBA-së në luftën kundër korrupsionit është pak e ndërlikuar.

“Këtu kemi strategji për zgjidhje të favorizimit të shtetit të robëruar, të korrupsionit, probleme të cilat ndodhin në shumë vende, përfshirë edhe në këtë rajon. Prandaj jam mirënjohës që Qeveria e filloi këtë program të punojë në çështjen për korrupsionin. Lista është listë. Ajo çdoherë evoluon, çdoherë vlerësohet. Qëllimi është të shohim ndryshim në sjelljen e individëve në listë dhe atyre të cilët janë të lidhur me ta. Kjo ndonjëherë do të thotë se do të shtohen më shumë emra në listë apo se do të mungojnë disa emra në listë, por, megjithatë është vegël e një strategjie më të madhe. Ajo që dëshirojmë ta shohim është njerëzit të mësohen për t’i shfrytëzuar të gjitha veglat të cialt janë të kapshme për ta, në mënyrë që ta luftojnë korrupsionin dhe ta mbajnë atë përkushtim gjatë formimit të qeverisë së re”, tha O’Brajan.

Për atë se kur propozim ndryshimet e Ligjit për masa restriktive mund të gjendet para deputetëve në Kuvend, kryeministri Kovaçevski tha se ai kalon nëpër një proces të harminizkmit dhe sapo kjo të bëhet, sepse tashmë ka kaluar në procedurë qeveritare, do t’u dërgohet deputetëve në Kuvend.

“Lidhur me Ligjin tashmë informoi Qeveria se është përgatitur ligj, përkatësisht ndryshime të Ligjit për masa restriktive i cili është në RMV me përfshirje të masave restriktive të vendosura nga ana e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. I njejti kalon përmes një procesi të harmonizimit me proceset pozitive ligjore të shtetit tonë dhe sapo të bëhet kjo, sepse tashmë ka kaluar nëpër procedurë qeveritare, do t’u parashtrohet deputetëve në Kuvend. Për diçka të tillë nuk ka kufizim sepse ne shkojmë në zgjehdje të rregullta, Parlamenti do të punojë pa pengesa kështu që konsideroj se në periudhën në vijim ai ligj do të gjendet, ndërsa paraprakisht do të harmonizohet me rregullat ligjore në shtet dhe do të bëhet harmonizimi edhe i ligjeve të tjera ndaj të cilave ndikon ky ligj gjatë vendosjes së tij”, tha Kovaçevski.

Propozim ndryshimet e Ligjit për masa restriktive me të cilat edhe “lista e zezë” amerikane do të jetë bazë për vendosje të masave nga shteti ndaj personave dhe ndërmarrjeve, i paralajmëroi 11 këtë muaj ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Siç paralajmëroi, në brifing me gazetarët e MPJ-së, propozim ndryshimet parashohin edhe vendosje të dy instrumenteve të rëndësishme, institucioni propozues t’i kërkojë dhe t’i parashtrojë të gjitha dëshmitë materiale në Prokurori, ndërsa PP ta fillojë procedurësn, prëfshirë edhe konfiskim të pronëse nëse përfundon me aktakuzë, propozohet edhe parandalim i përkohshëm i ushtrimit të funksionit publik dhe ndalesë për pjesëmarrje në furnizime publike nëse bëhet fjalë për subjekte juridike.

“Lista e zezë” e Departamentit amerikan të Shtetit vitin e kalaur u zgjerua me disa emra të zëshëm nga vendi. Ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, Orce kamçev, Sergej Samsonenko, Ramiz Merko … iu bashkuan ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Pas kësaj, Qeveria në nëntor të vitit të kaluar, paralajmëroi se po punon në nismën për ndryshime të rregullativës ligjore lidhur me trajtimin e personave të cilët ndodhen në listën e sanksioneve, kështu që do të zgjerohet përfshirja edhe përveç KB-së dhe BE-së, të kyçen edhe sanksione, të cilat i vendosë SHBA-ja.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit