Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëQani Nesimi dënohet për falsifikim nga Gjykata Themelore – Tetovë

Qani Nesimi dënohet për falsifikim nga Gjykata Themelore – Tetovë

“Qani Nesimi (ish-myfti i Tetovës) me propozim të Prokurorisë themelore Tetovë është dënuar me Aktgjykim nga ana e Gjykatës themelore Tetove për veprën penale RASTE TË VEÇANTA TË FALSIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE nga neni 379 dhe neni 380 i Kodit penal në RMV”, njoftojnë nga BFI-Myftinia e Tetovës.

Ata në komunikatën e lëshuar për media deklarojnë se kjo nuk është hera e parë që Qani Nesimi dënohet për vepra penale nga ana Gjykatës Themelore Tetovë. (Vendimi është i publikuar në web faqen e gjykatës themelore Tetovë)

Kohë më parë ai ishte dënuar edhe për veprën penale Vetëgjyqësi/arbitraritet ne bazë të nenit 392 të Kodit penal të RMV.
Si duket paditë penale nuk kanë të ndaluar për Qani Nesimi, kjo si pasojë e moslëshimit të hapësirave të objektit të Myftinisë së Tetoves ku si u.d. Myfti nga BFI e RMV-së është emëruar Selver Xhemaili.

Nga Bashkësia Fetare Islame e RMV-së thonë se do të ndjekin rrugën ligjore me padi tjera penale dhe civile deri në zgjidhjen e kontestit, duke theksuar se është ndër rastet unike në RMV dhe më gjerë ku personi i shkarkuar nga institucioni më i lartë uzurpon dhe nuk lëshon hapësirat e pronës private të BFI-së në Myftininë e Tetovës.

Shërbimi për informim
BFI-Myftinia Tetovë

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit