Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmePushteti unikat(il) në Maqedoninë e Veriut: Premton BE, bllokon ligjet reformuese!

Pushteti unikat(il) në Maqedoninë e Veriut: Premton BE, bllokon ligjet reformuese!

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, në një konferencë për media të martën pasdite u bëri thirrje deputetëve që të shqyrtojnë paketën e ligjeve të propozuara nga ministria e tij, të cilat janë miratuar nga Qeveria më shumë se një muaj më parë, por që kanë ngecur në Kuvend.

Sipas tij, këto janë ligje që kanë të bëjnë me administratën publike, digjitalizimin dhe median, për të cilat Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka kohë që punon dhe të cilat, tha Aliu, janë vendimtare dhe me rëndësi thelbësore për lehtësimin e jetës së qytetarëve.

“Evropa Dixhitale” viktimë e inateve provinciale

Ai theksoi se janë të lidhura edhe me tre shtyllat – administratën, digjitalizimin dhe median nga programi i BE-së “Evropa Dixhitale” me të cilin vendi ynë ka lidhur marrëveshje në verë.
“Këto projektligje nënkuptojnë funksionalizimin e detyrimeve të marra të shtetit tonë. Këto ligje janë të bllokuara dhe të them të drejtën nuk i di arsyet pse janë bllokuar. I bëj thirrje deputetëve që nesër në orën 10 të marrin në konsideratë të gjitha dilemat rreth këtyre ligjeve që do të bëjnë ndryshime thelbësore që do t’ia lehtësojnë jetën qytetarëve tanë.

Në periudhën e kaluar, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka punuar për një paketë të tërë ligjesh për avancimin e rregullimit ligjor për reformën e administratës publike, në përputhje me standardet e BE-së. Ndonëse janë miratuar nga Qeveria më shumë se një muaj më parë, vonesa e miratimit nga Kuvendi pengon reformën e nevojshme të administratës publike, e cila është kushti kryesor i BE-së. Nuk ka më kohë për të humbur, reforma tani dhe menjëherë”, tha Aliu.

Ky informacion i ka bë përshtypje opinionit, sepse vjen në kohën kur pushteti po zhvillon fushatë të fuqishme për ardhmërinë evropiane të vendit, duke u promovuar si “Front Evropian” që do të çojë vendin drejt BE-së. Organizohen konferenca të kushtueshme për afirmimin e ardhmërisë evropiane, për “mrekullitë” që do të na ndodhin, për arritjet që nap resin, nëse votojmë ofertën e tyre.

Shumica bllokon Qeverinë

Por i njëjti pushtet, në kohën kur fushata e tyre “evropiane” ka arritur kulmin, bllokon ligje reformuese në Kuvend, në vend se t’u japë shtytje miratimit të tyre sa më të shpejtë.
Nuk po flasim për reformat që propozon opozita, sepse sipas menatlitetit evropian në vendin tonë, refuzimi i çdo propozimi opozitar duket si gjëja më e natyrshme që und të ndodhë ç nuk po flasim për reformat që i propozon shoqëria civileç e kemi fjalën për ligje reformuese që janë propozuar nga një resor ministror dhe të cilat kanë kaluar në Qeveri, kurse miratimi i tyre bllokohetnë Kuvend.

Ku është “evropianizmi” në këtë qasje! A nuk po i hedh në këtë mënyrë pushteti në ujë gjitha fjalët dhe premtimet e veta që i jep për një ardhmëri evropiane? A nuk po i hedh në ujë përpjekjet e miqve tanë ndërkombëtarë që po kalojnë edhe Atlantikun për të na ndihmuar në rrugën evropiane, që të mos mbetemi “dele e zezë” e Ballkanit. Si ndjehen ata, që ende pa u larguar mirë nga vendi ynë, e kuptojnë për bllokada të tilla të reformave. Mund ta paramendojmë se sa të gënjyer dhe zhgënjyer ndjehen dhe çfarë dyshimesh mund të lindin lidhur me sinqeritetin e angazhimeve deklarative të pushtetit tonë për Evropë. Çka i nevojitet shumicës bllokadë e tillë, në kohën kur dorën në zemër, dyshime për orientimin e saj të sinqertë evropian ekzistojnë edhe pa këtë bllokadë, për shkak të aferave dhe skandaleve të ndryshme, e mos të themi të ditëpërditshme.

Bllokadata janë një metodë jo aq e lavdëruar e punës kuvendore edhe kur vijnë nga opozita kundrejt pushtetit, ose nga pushteti kundrejt opozitës. Por kur vijnë nga pushteti për pushtetin edhe atë për ligje reformuese, atëherë këtu vetëm evropianizëm nuk mund të ketë.

Kuptohet që deputetët e mbajnë të drejtën e tyre për të shqyrtuar ligjet dhe për t’u përcaktuar nëse do t’i votojnë ose jo. Por bllokimi i Ligjeve që fare të mos vijnë para deputetëve është diçka që len shumë për të dëshiruar sai përket nivelit të demokraaicsë dhe dozës së evropianizmit në vendin tonë. Është kjo sjellje që shumicën parlamentare në Maqedoninë e Veriut e bën unikate në Evropë, e most ë themi edhe unikat(ile) siç është shprehur një gazetar i yni i njohur lidhur me këtë temë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit