Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmePushteti mbron Ligjin për Amnisti, Kovaçevski: Qëllimi, shpopullimi i burgjeve

Pushteti mbron Ligjin për Amnisti, Kovaçevski: Qëllimi, shpopullimi i burgjeve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se qëllimi i propozim-Ligjit për Amnisti përveç që ka për qëllim lirimin e kapaciteteve nëpër burgje në të ardhmen do të synojë edhe shqiptimin e masave alternative për vepra më të lehta. I pari i organit ekzekutiv vlerëson se propozimi është i mirë dhe duhet mbështetur.

“Është fakt se burgjet janë të mbipopulluara dhe nëse e pyesni cilin do nga drejtorët e burgjeve do t’ua thotë të njëjtën. Nëpër botë ka edhe instrumente të tjera mbi dënimet si shërbimi për të mirën e përgjithshme publike. Ministria e Drejtësisë prej kohësh ka punuar mbi këtë propozim dhe unë personalisht nuk kam dëgjuar komente negative. Bëhet fjalë për zvogëlimin e dënimeve për personat që vuajnë me burg dhe nuk i përfshinë veprat e rënda”, deklaroi Kovaçevski, kryeministër.

Avokati i Popullit vlerëson se lirimi i kapaciteteve do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve nëpër burgje dhe rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor.

“Masat alternative gjithmonë i kemi potencuar si mundësia më e mirë për tejkalimin e mbipopullimit nëpër burgje. Mbipopullimi sjell edhe probleme të tjera si mbrojtja shëndetësore, kushtet në burgje, problemet me të cilat ballafaqohet policia e burgjeve sepse duhet kujdesur për numër më të madh të personave etj”, tha Naser Ziberi,  Avokat i Popullit.

Por opozita paralajmëron se do ta bllokojë. Sipas Hristijan Mickoskit, ky propozim-ligj nuk plotëson nevojat e të burgosurve por nevojat e kriminelëve nga radhët e pushtetit.

“Ky ligj nuk i përgjigjet as nevojave dhe as kërkesave të qytetarëve. Në këtë drejtim, VMRO-DPMNE-ja jo vetëm që nuk do ta mbështesë, por të njëjtin përmes mjeteve demokratike do ta bllokojmë”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Maqedonia e Veriut nga viti 2003 deri tani ka ndryshuar dhe plotësuar gjashtë herë Ligjin për Amnisti, ndërsa në vitin 2018 miratoi ligj të posaçëm për amnisti ndaj personave të ndjekur penalisht për zhvillimet e përgjakshme më 27 prill të vitit 2017 në Kuvend.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit