Rreth 30 vjet më parë kishte rreth 18,000 mjekë, sot janë nga gjashtë deri në shtatë mijë. Vetëm nga shëndetësia publike, çdo vit largohen nga vendi 200 deri në 250 mjek, ndërsa e madhe është dalje edhe e infermierëve dhe teknikëve rentgen.
Ndonëse nga pikëpamja e personelit, shëndetësia publike prej kohësh e ka “këmbën e thyer”, kujdesi për ata që mbeten në vend nuk është në nivelin adekuat, kur bëhet fjalë për vlerësimin e punës.
“Një muaj nuk kalohet me rrahje shpatullash dhe një falënderim”, ankohen punonjësit e shëndetësisë, të cilët pakënaqësinë e tyre e shprehën para Ministrisë së Shëndetësisë.
Ata janë të zemëruar pasi aneksi i kontratës kolektive, e cila duhej të rriste pagat për të gjithë punonjësit e mjekësisë, nuk ishte nënshkruar para shpalljes së zgjedhjeve. Një ditë pas Ditës Botërore të Shëndetësisë, protesta organizohet nga Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale e përkrahur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
“Ne po protestojmë për të treguar se nuk po shmangim kërkesat tona për rritje të pagave të punonjësve në aktivitet, kërkojmë që aneksi të nënshkruhet menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, por me një rritje të përshtatshme shtesë në koeficientët e të punësuarve në përputhje me koston e rritur të jetesës”, thonë nga LSM.
Sipas vlerësimeve të sindikatave, me mosnënshkrimin e aneksit, mbi20 mijë punonjës të shëndetësisë mbeten pa përshtatjen e pagave me rritjen e pagës minimale.
Kujtojmë se së fundmi, në protestëdolën punonjësit e Postës së Maqedonisë për, siç thanë ata, gjendjen e rëndë financiare të shoqërisë aksionare. Punonjësit nuk e kishin marrë pagën e muajit shkurt, ndonëse afati ligjor kishte kaluar. Ata thanë se kjo situatë vjen si pasojë e mbipunësimit në administratë dhe në pozita drejtuese.