Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmePunëtorët e NQP-së në protestë para Qytetit të Shkupit, në ndërprerje transporti...

Punëtorët e NQP-së në protestë para Qytetit të Shkupit, në ndërprerje transporti publik urban

 Anëtarët e Sindikatës së të punësuarve në NQP paradite janë mbledhur para objekteve të Qytetit të Shkupit, ku do të presin verditikin e seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për pagesën e subvencioneve për NQP, në varësi të normalizimit të transportit publik urban, i cili është ndërprerë nga ora 09:00 e mëngjesit.

Transporti publik i qytetit ka funsionuar në mënyrë normale nga ora 04:30 deri në orën 09:00, pas  së cilës autobusët e NQP-së janë tërhequr drejt bazave, për shkak të pagës së papaguar për muajin e fundit.

Para barakave të Qytetit të Shkupit janë gjithsej 400 të punësuar, siç thonë, në shenjë revolte dhe për të bërë presion ndaj këshilltarëve të Qytetit, të cilët duhet ta votojnë vendimin. 

Kryetari i Sindikatës së NQP-së Miqo Stojanovski në deklaratë për mediat informoi se qarkullimi i autobusave të tyre, do të jetë në bazë të vendimit të anëtarëve të Qytetit të Shkupit.

Ai tha se nuk do të pajtohen për pagesë të pjesshme të shumës. Ai ka theksuar se nëse merret vendimi për pagesën e plotë, atëherë autobusët e NQP-së do të fillojnë të qarkullojnë në orët e pasditës dhe të mbrëmjes.

Stojanovski theksoi se edhe autobusët privatë e kanë ndërprerë qarkullimin në orën 09:00, në shenjë solidariteti. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit