Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmePublikohen pamjet, momenti kur Antonela bashkë me motrën e saj rrahin brutalisht...

Publikohen pamjet, momenti kur Antonela bashkë me motrën e saj rrahin brutalisht modelen, Klea Prenga

Është publikuar video e kamerave të sigurisë e momentit kur dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha sulmuan fizikisht blogeren 24-vjeçare Klea Prenga.

Të dyja me kapelë në kokë, hyjnë në restorantin në zonën e Kodrës së Diellit dhe afrohen për tek tavolina ku ndodhej duke ngrënë darkë 24-vjeçarja.

Njëra nga motrat, Mariela Berisha merr në një tavolinë një shishe qelqi dhe e godet menjëherë Prengën, dhe më pas konfliktohen fizikisht.

Gjatë konfrontimit përfshihet dhe Antonela Berisha, ndërsa Mariela merr sërish një gotë qelqi dhe e godet në fytyrë.

Menjëherë ndërhyn stafi dhe klientë të tjerë të restorantit duke i ndarë. Pas sherrit dy motrat largohen të qeta dhe për t’u arratisur kanë përdorur dy automjete.

VIDEO

Blogerja 24-vjeçare në reagimin publik që bëri pas ngjarjes ku tregoi edhe dëmtimet e shkaktuara, tha se donin t’i shkatërronin fytyrën dhe imazhin e saj, ndërsa motrat Berisha i kanë dërguar edhe mesazh kërcënues pasi e kanë sulmuar.

Shkak i sulmit fizik dyshohet një lidhje paralele e blogeres me partnerin e Mariela Berishës.

Dy automjetet që motrat Berisha përdorën natën e ngjarjes, janë sekuestruar nga Policia. Zyrtarisht sipas sistemit TIMS nuk rezulton se janë larguar jashtë vendit.

Me urdhër të prokurorit të çështjes është nxjerrë urdhër ndalim për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim. Për këtë vepër penale ato rrezikojnë burg deri në 10 vite heqje lirie.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit