Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeProtestë e re për skandalin në Onkologji! Dyshime të reja se pacientët...

Protestë e re për skandalin në Onkologji! Dyshime të reja se pacientët e vdekur ende cilësohen si të gjallë?

Kaluan gjysmë muaji prej kur inspektorë dhe prokurorë hynë për kontroll në Klinikën e Onkologjisë. U morën kompjuterë, dokumente dhe histori mjekësore të pacientëve. Por deri më sot Prokuroria ende nuk ka dalë me informacione zyrtare se çfarë u gjet dhe a ka të dyshuar nga menaxhmenti i klinikës.

Nën moton “Drejtësi për viktimat”, nesër në orën 18:00 para Qeverisë është paralajmëruar protesta e tretë me radhë. Dyshime të reja ka se në Klinikën e Onkologjisë nuk ka fare evidencë për pacientët e vdekur në kushte shtëpiake, ndërsa medikamentet në vend se për pacientët, kanë përfunduar në tregun e zi.

“Klinika e Onkologjisë i cilëson si të gjallë pacientët të cilët ndonjëherë janë mjekuar atje, e më pas kanë vdekur në kushte shtëpiake! Arsyeja për këtë është ekzistimi i dy sistemeve të cilat e organizojnë punën e pacientëve. “Termini im” dhe “Ultra”, por në asnjë prej tyre nuk është regjistruar vdekja e pacientëve të lëshuar për mjekim shtëpiak”, thanë nga Iniciativa Mbipartiake.

Nga kjo iniciativë bëjnë thirrje deri te institucionet që ose do t’i gjejnë fajtorët dhe kriminelët, ose edhe ata do t’i llogarisin si bashkëpjesmarës. Protestën e mbështetë edhe koordinatori nacional në sindikatën e pavarur të punonjësve shëndetësorë, Bobi Bojçevski. Ai në REL, bëri thirrje që të zbulohet siç thotë, çdo përfitues shëndetësor në Onkologji, me emër e mbiemër.

“Japim mbështetje për protestën dhe lusim, sa më shpejtë të zgjidhet rasti me përfituesit shëndetësor të Onkologjisë. Publikisht, me emër e mbiemër. Ky është një skandal i paparë”, u shpre Bobi Bojçevski, SPPSH.

Përndryshe protesta e parë u mbajt më 4 shtator ndërsa e dyta më 11 shtator. Nga Prokuroria Publike ditë më parë njoftuan se tre pacientë të Onkologjisë do të kenë qasje direkte mbi procedurën hetimore. Gjithashtu, Kuvendi dje vendosi që të formohet komision anketues i cili do të ndjekë procedurën parahetimore në Prokurori. Komisioni do të ketë 13 anëtarë, ndërsa kryetari do të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit