Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeProcesi i anëtarësimit në BE po vonon, kjo vonesë rritë euroskepticizmin në...

Procesi i anëtarësimit në BE po vonon, kjo vonesë rritë euroskepticizmin në vend!

Nga koha kur mbështetja për integrimin e vendit në BE ishte rreth 80 për qind tani ky numër ka rënë në 60 për qind, duke çuar në nivelin më të ulët të besueshmërisë ndonjëherë. Të dhënat e publikuara nga analiza e Institutit për Demokraci “Societas Civilis” tregojnë se është rritur gjithashtu edhe numri i të papërcaktuarve, apo 30 për qind, ndërsa 12 për qind e të anketuarve shprehen hapur euroskeptikë. Kjo rënie e mbështetjes vjen pikërisht si pasojë e asaj që qytetarët po adaptohen dhe mësohen të jetojnë në një shtet që nuk është anëtarë i BE-së. Pra, nga thirrjet që BE-ja është jetike për vendin po vijmë në një situatë që qytetarët po ia dalin edhe pa BE-në. E kjo me automatizëm shkon në favor të rrymave pro-ruse dhe anti-evropiane, që nuk është aspak në përputhje me realitetin dhe aspiratat e vendit tonë. Vështirë është të thuhet por kur është e vërtetë duhet të thuhet, vonesë e tepruar, kushte të njëpasnjëshme, qytetarët në këtë formë po dëshpërohen. Pritje para derës së BE-së prej mëngjesit e deri në mbrëmje, por dera nuk hapet dot. Sigurisht që duhet akoma shumë punë, por kjo duhet të bëhet bashkërisht me BE-në, shkruan Zhurnal.

Mbështetja për integrimin e vendit në BE ka rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë –

Nga koha kur mbështetja për integrimin e vendit në BE ishte rreth 80 për qind tani ky numër ka rënë në 60 për qind, duke çuar në nivelin më të ulët të besueshmërisë ndonjëherë.

Të dhënat e publikuara nga analiza e Institutit për Demokraci “Societas Civilis” tregojnë se është rritur gjithashtu edhe numri i të papërcaktuarve, apo 30 për qind, ndërsa 12 për qind e të anketuarve shprehen hapur euroskeptikë.

“Kemi rënie të mbështetjes për anëtarësim në pothuajse 10 vitet e fundit, krahasuar me vitin 2022, përsëri rënia shënon rënie të vogël, por nëse shihet në kontest më të gjerë, ajo akoma është e lartë. Mbështetja për anëtarësim në Be momentalisht qëndron në 60 përqind, që është vlera më e ulët që kur zbatohet ky hulumtim, praktikisht në histori”, tha Ivan Damjanovski, аutor, për Alsat.

Të dhënat e analizës flasin për rritje të boshllëkut sa i përket mbështetjes për anëtarësim në BE mes shqiptarëve dhe maqedonasve. 57 për qind e maqedonasve mbështesin anëtarësimin në BE. Edhe tek shqiptarët ka rënie të mbështetjes, megjithatë dallimi është i lartë me maqedonasit. 78 përqind e shqiptarëve e mbështesin këtë proces.

“Boshllëku entik më së shumti është rritur për shkak të çështjeve bilaterale, identitare. dhe për shkak të të cilave tek popullata maqedonase rritet rezerva për mbështetjen e anëtarësimit në BE. Te shqiptarët lartë poshtë është stabile, pothuajse 80 përqind”, tha Marko Troshanovski.

Të dhënat më alarmante sipas prezantuesve  janë ato që 90 për qind e të rinjve janë deklaruar anëtarësimi në BE nuk do ta ndalonte fluksin e të rinjve që ikin nga vendi.

Këtë hulumtim, Instituti për Demokraci “Societas Civilis” e ka realizuar në bashkëpunim me “Konrad Adenauer”. Në këtë anketë që është realizuar në nëntor të këtij viti janë përfshirë 1 mijë persona mbi 18 vjeç në gjashtë njësitë zgjedhore.

Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së ka zanafillë të hershme –

Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit. Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.

Por, a është i nevojshëm ose i mjaftueshëm vetëm aplikimi e interesi i një shteti për t’u anëtarësuar në BE?, sigurisht që jo. Bëhet fjalë për disa kushte që duhet plotësuar secili shtet i interesuar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Mirëpo, për çfarë kushtesh bëhet fjalë, flitet për kushte që janë vështirë për t’u plotësuar apo mungesë e seriozitet të shteteve kandidate në përgjithësi, e në veçanti të shtetit tonë?, janë çështje të diskutueshme

Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar, që në mënyrë të drejtpërdrejt pengohet edhe Shqipëria. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE. Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.

Ndryshe, zgjidhja e vetme është bazuar në planin franko-gjerman përmes të cilit Maqedonia e Veriut është e obliguar të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të fusë bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit. Por, për këto ndryshime nevojiten 80 vota të deputetëve që shumica aktuale parlamentare e ka të vështirë t’i sigurojë, pasi opozita maqedonase kundërshton ashpër e opozita shqiptare ka vendosur dy kushte. Përmes këtij plani arrihet marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por esenciale janë ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit