Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmePrita e policisë në Radushë, si u vra Harun Aliu?

Prita e policisë në Radushë, si u vra Harun Aliu?

Shkrim ekskluziv i publikar më 14 maj 2010 në të përditshmen 24 orë dhe agjencinë e lajmeve INA</strong, botuar nga Naser Pajaziti>

Shumë pista të dyshimeve ende po qarkullojnë lidhur me vrasjen e mëngjesit të ditës së mërkurë në aksin rrugor Radushë- Rashçe, ku u vra edhe Harun Aliu, kryetari i Alternativës Kombëtare dhe një nga themeluesit e UÇK-së në Maqedoni.

Derisa mediat maqedonase dhe zyrtarët e MPB-së edhe dje kanë vërshuar me lajme lidhur me vrasjen e katërfishtë në afërsi të Radushës, duke i konsideruar grupin si kontrabandues të armëve, taborri politik shqiptar ka dhënë pasqyrë tjetër për rastin, duke nxjerrë në sipërfaqe dyshime mbi këtë vrasje.

Ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri sjellë një version tjetër të ngjarjes, duke dyshuar se vrasja në Radushë ka qenë akt i montuar, sepse sipas tij, ata ishin kapur qysh më parë.

“Sipas informacioneve që kam, grupi është arrestuar më parë dhe i kanë maltretuar fizikisht dhe pas kësaj janë futur në furgon me gjithë armatimin. U pa se çfarë skenari kanë përgatitur. Pas dy dite tregohet se ka qenë edhe Harun Aliu. Këto vrasje kanë qenë të njohura”, ka theksuar për “24 orë”, Xhezair Shaqiri-Hoxha.

Ndërkohë, edhe nënkryetari i DR-së, Abedin Zymberi ka theksuar se vrasja është një skenarë i strukturave të sigurisë.

“Vrasja e Harun Aliut është një skenar i radhës, nuk është as i pari as i fundit i përgatitur nga MPB në bashkëpunim me politikan ( spiuna ) shqiptarë. Politikan të papërgjegjshëm, të cilët natën vrasin e ditën vijnë në varrim e çesin lot. Shqiptarët definitivisht duhet t’u thonë stop atyre politikanëve që mendjen e kanë vetëm të vijnë në pushtet pa i zgjedhur mjetet dhe metodat më të pista” , ka theksuar deputeti Zymberi.

Bardhyl Mahmuti nga BDSH-ja ka shfaqur dyshime lidhur me rastin, duke kërkuar hetime sikur në rastin e vrasjes dhe ekzekutimeve të vitit 2001, të njohur si “Vreshtat e Rashtakut”.

“Harun Aliu është personalitet publik, të cilin e kanë njohur si miqtë ashtu edhe armiqtë e tij. Lajmin për vrasjen e tij e bënë mjetet e informimit publik, të mbështetura në të dhënat e familjarëve. Heshtja e MPB-së për identitetin e Harun Aliut, të cilin e kanë njohur mirë, të cilit i kurdisën procesin e montuar gjyqësor për ta dënuar me burg të përjetshëm,
nxjerr në shesh misteriozitetin e tërë kësaj kurdisje antishqiptare”, ka theksuar kreu i BDSH-së.

Edhe deputeti Daut Rexhepi-Leka ka theksuar se bëhet fjalë për një likuidim serial që vazhdon kundër ish-përfaqësuesve të lartë të UÇKsë.

“Kjo është si pasojë e mosimplementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe padrejtësive që bëhen nga gjykatat. Për këtë të mbajë llogari edhe partia që është në pushtet”, ka theksuar deputeti Rexhepi.

Nga partia shqiptare në pushtet BDI kërkojnë kohë për t`u përgjigjur për rastin, duke theksuar se po hetojnë edhe më tutje motivet e këtij incidenti.

Shoqata e UÇK-së “Kalaja” ka shfaqur dyshime lidhur me vrasjen në Radushë, me ç`rast ajo ka kërkuar hetim të plotë mbi këtë incident.

” I bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare se ngjarja e ndodhur në Radushë të Shkupit, ku u ekzektuan në mënyrë
klasike katër shqiptar kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e policisë sllavomaqedonase . Sipas informatave dhe deklarimeve që dha vetë MPB dalin qartë se policia nuk ka dhënë sinjalet për parandalim siç është gjuajtja në ajër, por ka qëlluar direkt mbi njerëzit në furgon”, thuhet në një komunikatë të kësaj shoqate.

Siç bëhet e ditur më tej, sipas fotografive të ofruara nga policia shihet që furgoni është fjalë është qëlluar nga të gjitha anët, sikur të ishte gjah në kurth për gjahtarët shtetëror”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.

BDK e Hysni Shaqirit ka kërkuar që të bëhen hetime më të detajuara për ndriçimin e rastit, duke nënvizuar se kjo situatë krijon pasiguri tek shqiptarët. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit