Instituti për demokraci dhe analizë ekonomike (IDEA) sot do të mbajë panel diskutim me temë “Propozim-ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit: Zgjidhje apo Maskim?”
Nga Instituti informojnë se panelistë do të jenë kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, deputeti nga Aleanca për shqiptarët, Halil Snopçe, profesori Ali pajaziti dhe kryetari i lëvizjes kundër bixhozit, Xhemal Abdiu.
Panelit do t’i paraprijë prezantimi i hulumtimit për industrinë e lojërave të fatit realizuar nga ana e Institutit.