Presidentja Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë. Ajo përmes një videoje
https://www.facebook.com/reel/1522659901952118?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v
nga këto momente të ndarjes së çmimit tha se ky çmim është i popullit të Kosovës.
“Një çmim për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar e sakrifikuar dhe që vazhdon me vendosmëri të palëkundur të mbrojë lirinë dhe demokracinë. Faleminderit M100 për këtë nder”, ka shkruar Osmani.
Ajo më herët deklaroi se demokracia, sundimi i ligjit, integrimi i Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike “janë dhe do të jenë gjithnjë udhërrëfyes në rrugën përpara”.