Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmePresidentja emëron Vasfije Krasniqin të dërguar të posaçme presidenciale për dhunën seksuale...

Presidentja emëron Vasfije Krasniqin të dërguar të posaçme presidenciale për dhunën seksuale gjatë luftës

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se është e nderuar që është emëruar e dërguar e posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës.

Në platformën X, ajo ka theksuar se gjithmonë do të flasë për të mbijetuarit apo mbijetuarat e dhunës seksuale.

“Çfarë nderi! Faleminderit! Unë gjithmonë do të flas për të mbijetuarit”, ka shkruar ajo.

Lajmin për emërimin e Vasfije Krasniqi-Goodman në këtë pozitë e ka bërë të ditur presidentja e vendit Vjosa Osmani.

“Ajo i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë. Në rolin e saj të ri, ajo do të vazhdojë kërkimin për drejtësi dhe do të përforcojë zërat e të mbijetuarve përreth globit”, ka shkruar Osmani.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit