Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmePortieri shqiptar fiton shansin e jetës

Portieri shqiptar fiton shansin e jetës

I promovuar vetëm para pak kohësh nga Ada e Velipojës, tashmë portieri Gabriel Guri ecën me hapa gjigandë në karrierë dhe mbërrin deri te Paris Sen Zhermeni në Francë.

Nga e enjtja, 17-vjeçari është bërë pjesë e akademisë së parizienëve ku ka firmosur për një sezon teksa do të ketë mundësinë të aktivizohet me skuadrën U19 dhe në rast se ia del me sukses në këtë që mund të konsiderohet si shansi i jetës për Gurin, atëherë pse jo mund të vijë edhe mundësia për t’u bërë pjesë e skuadrës së parë.

Guri në të kaluarën ka qenë pjesë edhe Murlanit në Shqipëri, ndërsa më pas kaloi te “Havre Athletic” në Francë dhe së fundmi ishte pjesë e të rinjve të Lionit. Një talent mjaft premtues për portën që duket në rrugën e duhur drejt skenave më të rëndësishme europiane.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit