Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmePorosi diplomatike: Ata që nuk ndërtuan 2 kilometra autostradë për katër vite,...

Porosi diplomatike: Ata që nuk ndërtuan 2 kilometra autostradë për katër vite, nuk mund të ju mbrojnë nga Rusia dhe Putini!?

Zgjedhjet po afrohen dhe si çdo cikël, edhe zgjedhjet e ardhshme do të jenë në njëfarë mëyre dita kur qytetarët duhet të shpallin aktvendimin e “procesit katërvjeçar gjyqësor” për patitë politike. Aktvendimi i qytetarëve në masë të madhe varet nga punët që kanë bërë dhe që nuk kanë bërë politikanët dhe subjektet politike. Ata/o që kanë bë gabime, do të marin dënimin e merituar, kurse ato parti politike që kanë realizuar premtimet, do të marin shpërblimin e merituar. Kështu duhet të jetë së paku në rrethana normale, e në rrethana tjera ndodh gjithçka.

Ka politikanë të tillë dhe subjekte politike që mundohen të korruptojnë “trupin gjykues” (lexo: votuesin), sepse ndryshe nuk mund t’i bindin në pafajësinë e tyre. Ka raste kur një pjesë e “trupit gjykues” korruptohet, por jo rrallë herë ndodh që “trupi gjykues” tua marë paratë dhe në fund t’i dënojë me dënim të ashpër, duke i lënë me gishta në gojë, respektivisht edhe pa para edhe pa vota e pushtet.

Jo vetëm tek ne, por edhe në vende tjera ka politikanë të “aftë” që dinë të manipulojnë “trupin gjykues” duke shpifur dhe shpikur tema inekzistente. Në mungesë të projekteve të realizuara gjatë mandatit të kaluar, tentojnë të nxjerrin në shesh çështje imagjinare, që sa e sa më shumë të largojnë vëmendjen e qytetarëve nga problemet esenciale.
Për shembull, fillojnë të meren me rrezikun e Rusisë dhe Putinit, që të mos pyetjen nga qytetarët pse projektet e premtuara mbi 100 milionë euro, i zëvendësuat me mini-projekte që kushtojnë më pak se 4 milionë euro.
Në vendet si Maqedonia e Veriut, votuesi i mer shumë seriozisht edhe porositë e diplomatëve të vendeve mike, para se të përcaktohet se kë do ta votojë, shkruan Zhurnal.

Fshati Grushinë mjaft “interesant” për Rusinë!

Në këtë aspekt interesate për analizë është porosia e djeshme e ambasadores amerikane në Shkup, Angela Aggelere cila tha se nuk ka njohuri konkrete për ndikimin e mundshëm rus në procesin e ardhshëm zgjedhor, megjithëse, siç tha ajo, ky ndikim (rus) është përgjithësisht i pranishëm në rajon. Ageler shtoi se gjëja më e rëndësishme për qytetarët për zgjedhjet e ardhshme është të edukohen mirë, për procesin dhe për kandidatët që do të marrin pjesë në të.

Ageler këtë e deklaroi duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka informacione për ndikim të mundshëm rus në zgjedhjet e ardhshme, transmeton Zhurnal. “Nuk jam në dijeni të ndonjë ndikimi eksplicit dhe specifik, siç thatë ju. Jam e sigurt se është kështu, sepse përgjithësisht ekziston në rajon, por mendoj se gjëja më e rëndësishme ndërsa shkojmë drejt kësaj periudhe zgjedhore është që qytetarët e këtij vendi të bëjnë pyetje për kandidatët dhe të kenë parasysh prioritetet e tyre kur do të votojnë. Për mua, kjo është gjëja më e rëndësishme, dhe sigurisht ata edukohen për procesin dhe për kandidatët, pavarësisht se kush mund të ndërhyjë, ky është mjeti më i rëndësishëm që ata kanë”, tha Ageler.

Amerika meret me Rusinë, ju tregoni se çka keni punuar në Maqedoni!

Diplomatët flasin me doreza diplomatike dhe mandati nuk ua lejon që gjërat t’i thonë troç, siç kemi dëshirë ne t’i dëgjojmë. Mirëpo nëse porositë e tyre i vendosim në një “google translate” që din t’ië lexon dhe përkthen “mes rreshtat diplomatike”, mund të kuptojmë thelbin e porosisë së tyre. Ne vendosëm që në një fjalor të tillë (që din të lexojë mes rresthave), ta fusim deklaratën e djeshme të ambasadores Ageler. Kërkojmë falje nëse ndonjë “mesrresht” është pëprkthyer me gabim të vogël, por nga ky “përkthim” del se thelbi i porosisë së ambasadores amerikane ishte se ata që nuk kanë mundur të ndërtojnë dy kilometra autostradë, nuk kanë takat të na mbrojnë nga kërcënimet që vijnë prej Rusisë dhe Putinit, sado që të mundohen të krijojnë në opinionin bindje se Putin na e ditka ku gjendet fshati Grushinë.

Është e saktë se Rusia don të destabilizon Ballkanin dhe Maqedoninë e Veriut dhe në këtë kontekst mund ta dinë edhe vendnodhjen e fshatit Grushinë. Por është edhe më e qartë se ata që premtuan mbi 100 milionë euro për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë e në fund dalin e lavdërohen me rikonstruimin e rrugës së vjetër në vlerë 3.8 milionë euro, jo që nuk mund të na mbrojnë nga Rusia, por vetëm mund të na ri-kthejnë në përqafimin e Lavrovit e Putinit, si para tetë viteve. Prandaj pajtohemi me vlerësimet e njohësve të rrethanave se pikërisht në lkëtë linjë ishte porosia e saj! Poashtu pajtohemi me opinionistët që prej më moti kanë paralajmëruar se forca proruse politike mund të dalin e të kërkojnë votën shqiptare në RMV pikërisht duke kritikuar Rusinë e Putinin.

Respektivisht, thelbi i porosisë ishte se ka kush merret (Amerika) me Rusinë, kurse ju si politikan të një vendi të vogël duhet të jepni përgjigje dhe përgjegjësi para qytetarëve për premtimet që (nuk) keni realizuar, sepse shkaku i atyre premtimeve të parealizuara po zbrazen shkollat dhe po rritet çdo vit numri i nxënësve që kërkojnë fletëshpërngulje

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit