Një muaj mbasi në veri të Kosovës, Banjskë të Zveçanit, nga sulmet terroriste ndaj njësiteve policore të Republikës së Kosovës mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, nëpërmjet një fushate për mbledhjen e ndihmave financiare, shqiptarët që shërbejnë në uniformat e policisë amerikane të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe, kanë arritur të mbledhin 60 mijë dollarë për familjen e Afrim Bunjakut, policit të vrarë në Banjskë – Zveçan, Kosovë.
Sot, në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York, në praninë e Konsullit të Përgjithshëm, ambasadorit Blerim Reka, dhe stafit të tij, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çekut prej 60 mijë dollarësh.
Ky çek familjes së heroit Afrim Bunjaku, nga disa pjesëtarë të uniformave blu në New Jersey & New York, si dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, Elton Shametaj, iu dorzua drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.