Elon Musk ka njoftuar se kompania e tij Neuralink ka implantuar me sukses një nga çipat e saj wireless në trurin e njeriut për herë të parë dhe interneti ka shumë për të thënë. Miliarderi i “X” bëri të ditur se produkti do të quhet “Telepathy”.
Duhet të mundësojë kontrollin e celularit ose kompjuterit të dikujt – me mendime. Njoftimi i tij shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, dhe shumëkujt i kujtoi filmat si “The Matrix”.
“Tmerr fantastiko-shkencor”, “Elon nuk është shoku yt”, “Do të jetoj në shpellë”, “A shkon Çipov me recetë”, “Tmerr”, janë disa nga komentet.
Sigurisht që u bënë edhe meme të panumërta. Ja disa prej tyre: