Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmePlagosen katër ushtarë izraelitë në një sulm në kufirin me Libanin

Plagosen katër ushtarë izraelitë në një sulm në kufirin me Libanin


Ushtria izraelite njoftoi se në sulmin në kufirin libanez janë plagosur katër ushtarë të saj, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga ushtria thuhet se dy raketa antitank janë lëshuar nga Libani drejt rajonit Yiftah në veri të Izraelit.

Mësohet se si pasojë e sulmit janë plagosur katër ushtarë izraelitë, njëri në gjendje mesatare dhe tre në gjendje të lehtë.

Ndërkohë që u raportua se ushtarët e plagosur u dërguan në spital, theksohet se një mjet ajror pa pilot (UAV) i dërguar nga Libani është rrëzuar në anën izraelite të kufirit dhe nga incidenti nuk ka të lënduar.

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Hezbollah, grupi mori përgjegjësinë për sulmin ku mbetën të plagosur katër ushtarë, dhe theksoi se në shënjestër ishte një tank i ushtrisë izraelite.

Në përleshjet e vazhdueshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori 2023, vdiqën 294 anëtarë të Hezbollahut, 61 civilë libanezë, 19 nga Lëvizja Amal, 13 nga Hamasi, 15 anëtarë të Xhihadit Islamik, 14 ushtarë izraelitë dhe 9 civilë izraelitë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit