Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmePërse nxënësit e Maqedonisë së Veriut lexojnë pak?

Përse nxënësit e Maqedonisë së Veriut lexojnë pak?

Cilësia në arsim vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha që po e tangon arsimin sot, shifra shqetësuese dalin kur bëhet matja e opinionit publik dhe publikime të ndryshme mbi këtë temë. Rezultatet e fundit nga Studimi Ndërkombëtar i Leximit (PIRLS 2021) thonë se filloristët nga Maqedonia e Veriut kanë treguar rezultat nën mesataren në lexim. Sipas tyre, nxënësit maqedonas nga klasa e katërt u renditën në vendin e 34-të në botë në tabelën e 43 vendeve të botës. Ndër vendet më lartë të renditura nga rajoni për sa i përket leximit janë Sllovenia në vendin e 23-të me 520 pikë, Serbia është në vendin e 26-të me 514 pikë dhe menjëherë pas saj është Shqipëria me 513 pikë. Nga rajoni, edhe pse nën mesatare, Mali i Zi ka rezultate më të mira se Maqedonia e Veriut – 487 pikë, ndërsa më keq është vetëm Kosova, e cila është në vendin e 38-të me 421 pikë. Ky sondazh i gjerë ndërkombëtar, rezultatet e të cilit publikohen çdo pesë vjet, renditi fëmijët e Singaporit të parët në lexim me 587 pikë, të ndjekur nga Hong Kongu (573) dhe Rusia (567). Në top 10 vendet që mund të mburren me studentë që lexojnë mirë janë Anglia, Finlanda, Polonia, Kina, Suedia, Australia dhe Bullgaria fqinje, e cila ka 540 pikë. Nxënësit e shkollave të mesme u renditën dobët edhe në testin ndërkombëtar PISA, ku prej vitesh kanë treguar rezultate të dobëta në lexim, matematikë dhe shkenca natyrore. Megjithatë, shkaqet për mungesën e cilësisë në arsim dhe nivelin e ulët të leximit janë vlerësuar të jenë të ndryshme, duke filluar nga stafi jo adekuat, tekstet mësimore, kushtet e këqija infrastrukturore në shkolla, e të tjera. Dhe, hendeku teknologji – libër, që edhe më shumë largon nxënësit nga të lexuarit mekanik me libër në dorë, shkruan Zhurnal.

Studim PIRLS nxënësit në Maqedoninë e Veriut lexojnë shumë pak –

Rezultatet e fundit nga Studimi Ndërkombëtar i Leximit (PIRLS 2021) thonë se filloristët nga Maqedonia e Veriut kanë treguar rezultat nën mesataren në lexim. Sipas tyre, nxënësit e RMV-së nga klasa e katërt u renditën në vendin e 34-të në botë në tabelën e 43 vendeve të botës. Sipas tabelës, nxënësit e klasës së katërt kanë fituar 442 pikë dhe janë nën mesataren prej 500 pikësh, sipas të cilës është bërë renditja. Vajzat në klasën e katërt kishin një notë mesatare më të lartë se djemtë, me një avantazh prej 25 pikësh.

Nxënësit e klasës së katërt në Maqedoninë e Veriut ishin më të suksesshëm në gjetjen dhe nxjerrjen e drejtpërdrejtë të përfundimeve sesa në interpretimin, integrimin dhe vlerësimin e materialit. Ndër vendet më lartë të renditura nga rajoni për sa i përket leximit janë Sllovenia në vendin e 23-të me 520 pikë, Serbia është në vendin e 26-të me 514 pikë dhe menjëherë pas saj është Shqipëria me 513 pikë. Nga rajoni, edhe pse nën mesatare, Mali i Zi ka rezultate më të mira se Maqedonia e Veriut – 487 pikë, ndërsa më keq është vetëm Kosova, e cila është në vendin e 38-të me 421 pikë.

Ky sondazh i gjerë ndërkombëtar, rezultatet e të cilit publikohen çdo pesë vjet, renditi fëmijët e Singaporit të parët në lexim me 587 pikë, të ndjekur nga Hong Kongu (573) dhe Rusia (567). Në top 10 vendet që mund të mburren me studentë që lexojnë mirë janë Anglia, Finlanda, Polonia, Kina, Suedia, Australia dhe Bullgaria fqinje, e cila ka 540 pikë.

Nxënësit e shkollave të mesme u renditën dobët edhe në testin ndërkombëtar PISA, ku prej vitesh kanë treguar rezultate të dobëta në lexim, matematikë dhe shkenca natyrore. Rezultate të ngjashme në lidhje me arritjet e studentëve janë vërejtur disa vite më parë në një studim të USAID-it dhe shoqatës “Hap pas hapi”. Rezultatet më pas treguan se nxënësit në asnjë gjuhë mësimore nuk e arrijnë standardin ndërkombëtar për t’iu përgjigjur 80 për qind të pyetjeve të bëra. Ata iu përgjigjën 40 për qind të pyetjeve të bëra. Në fushën e matematikës, sipas hulumtimit, detyra më e vështirë në të dyja klasat është zbritja dhe më pas detyrat me tekst.

Sipas qytetarëve, bazuar në anketën e realizuar për Detektor nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup arsyeja kryesore pse Maqedonia është në vendet më të ulëta në matjet botërore për cilësinë e arsimit është planprogrami i dobët, mendim të cilin e ndajnë 19,2% e qytetarëve. 15.5% mendojnë se arsyeja kryesore është stafi joadekuat mësimdhënës, 12.7% e shohin problemin në tekstet shkollore jo cilësore dhe 11% në kushtet e këqija në shkolla. Kujtojmë që, anketa për Detektor nga Institutit për Hulumtime Politike në Shkup është realizuar nga 28 shkurt deri më 3 mars të këtij viti në mostër përfaqësuese prej 1107 të anketuarve.

Në çfarë niveli qëndron cilësia në arsim në RMV?

Se ku qëndron cilësia në arsim në Maqedoninë e Veriut është shumë thjesht e kuptueshme nëse merren dhe shqyrtohen rezultatet e testeve ndërkombëtare për nxënësit dhe Universitet në vend. Nga të gjitha testet e realizuara deri më tani vendi ynë ka rezultuar në fund të listave ose fare nuk ka qenë në listë. Për shembull, PISA (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të  Nxënësve), studim ndërkombëtar për të lexuarit me kuptim, matematikë dhe shkenca natyrore që bën matjen e diturive dhe shkathtësive të nxënësve të moshës 15 vjeçare, ku në lexim me kuptim dhe matematikë nga 77 shtete RMV është në vendin e 67, ndërsa në shkenca natyrore nga 77 shtete RMV është në vendin e 63.

Ndërkaq, nëse flasim për cilësinë në arsimin e lartë kujtojmë që nga publikimi i fundit vitin e kaluar në listën e Shangait asnjë nga Universitetet e Maqedonisë së Veriut nuk ishte ranguar në këtë listë. Lista e Shangait: Asnjë Universitet nga Maqedonia nuk bën pjesë në Top 1000. Më së miri të radhitura janë universitetet “Harvard”, “Stenford”, “Kembrixh” dhe “Berkli”. Nga rjaoni, nga vendi i 400 deri në vendin e 500 është ranguar universiteti në Beograd, si dhe universiteti në Ljubjanë. Në këtë listë gjithashtu gjendet dhe Universiteti në Zagreb.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit