Të paktën 24 persona u plagosën në New York të enjten pasi dy trena të metrosë u përplasën, njëri prej të cilëve doli nga shinat, duke bllokuar një nga lagjet më të populluara të Manhattanit.
Rreth 300 njerëz u evakuuan ndërsa zjarrfikësit gjithashtu larguan qindra njerëz nga një tren i tretë që nuk ishte i përfshirë por duhej të ndalonte për shkak të përplasjes.
Tre linja të rrjetit të gjerë të një prej metrove më të vjetra në botë u paralizuan dhe Upper West Side i Manhattanit, u rrethua nga zjarrfikësit, policia dhe ambulancat.
“Fatmirësisht askush nuk u plagos rëndë,” tha zëvendësshefi i FDNY, Ian Swords, duke shtuar se vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e përplasjes./abcnews.al