Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmePërfundon operacioni policor në Banjskë

Përfundon operacioni policor në Banjskë

Policia e Kosovës ka përfunduar operacionin policor për bastisje në fshatin Banjskë të Zveçanit. Këtë e konfirmoi për KosovaPress, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Gjatë ditës së martë, policia ka arrestuar në një hotel edhe dy persona të dyshuar, ndërsa në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh.

Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar të hënën, numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë persona.

Mjetet e konfiskuara gjatë së martës përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një ekskavator të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe të armatimit. Përpos kësaj, policia pati sekuestruar armatim në sasi të madhe edhe gjatë së dielës.

Në orët e para të së dielës së 24 shtatorit, një grup terroristësh sulmuan Policinë e Kosovës duke lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku, ndërsa plagosi dy policë të tjerë. Në mesin e terroristëve mbeten të vrarë 3 prej tyre.

Autoritetet në Kosovë kanë nxjerrë prova që implikojnë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç si udhëheqës të këtij grupi terrorist. Radojçiç është i sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit