Raportohet se një burrë 39 vjeç grek ka vrarë gruan e tij shqiptare 41-vjeçare , pasi sipas mediave greke, dyshohet se donte t’ia merrte kursimet prej tetë mijë euro.
Thuhet se burri e kishte raportuar të zhdukur gruan e tij shtatzënë. Por ajo u gjet më 8 janar në bagazhin e një veture në një zonë pyjore të Halkidikit, midis Triglias dhe Galatistas.Krimi u zbulua nga miku i burrit 34-vjeçar, i cili ka rrëfyer para autoriteteve greke se ka ndihmuar në vrasjen me thikë të gruas shqiptare.
Mediat greke kanë publikuar pamjet teksa gruaja shqiptare ec dorë për dore me partnerin e saj, pa e ditur se pas një ore ajo do të vritej nga duart e tij.
Pamjet nga kamerat e sigurisë së një dyqani të ndryshëm në zonë tregojnë momentin kur 39-vjeçari së bashku me mikun 34-vjeçar mban trupin e 41-vjeçares brenda një valixheje.