Duke folur për kandidimin e tij të dytë të mundshëm, presidenti Stevo Pendarovski sonte në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanalin 5 tha se deri në fund të shkurtit të 2024 qytetarët mund ta presin përgjigjen përfundimtare se a do ti hyjë garës për president të vendit.
Sipas Pendarovskit, nëse ka konsensus siç tha ai mes Maqedonisë partiake dhe jopartiake, nuk ka rëndësi se kush do të jetë kundërshtari i palës tjetër.