Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmePendarovski – Rosval: Negociatat me BE-në janë kyçe për përshpejtimin e agjendës...

Pendarovski – Rosval: Negociatat me BE-në janë kyçe për përshpejtimin e agjendës së reformave

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti Xhesika Rosval, ministre për Çështje Evropiane të Mbretërisë së Suedisë, e cila po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm ndërmjet dy vendeve që ushqejnë miqësinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe për situatën në rajonin më të gjerë, në kuadër të agresionit rus kundër Ukrainës, kumtoi kabineti i shefit të vendit.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe financiare nga Mbretëria e Suedisë për integrimin evropian të Maqedonisë, duke theksuar se negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian janë të një rëndësie kyçe për përshpejtimin e agjendës së reformave në vend dhe do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Presidenti Pendarovski shprehu pritjen e tij për vazhdimin e përkrahjes dhe përkushtimit të Suedisë për rajonin edhe gjatë presidencës suedeze të tanishme me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e hershëm të Suedisë në NATO, që do të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm të kontinentit evropian, theksohet në kumtesën nga kabineti presidencial.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit