Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmePendarovski-Osmani: E ardhmja e vendeve tona është në familjen e shteteve euro-atlantike

Pendarovski-Osmani: E ardhmja e vendeve tona është në familjen e shteteve euro-atlantike

Presidenti i republikës së Maqedonisë së Veriut sot ishte nikoqir i presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Gjatë takimit janë këmbyer mendime për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat si dhe temat rajonale, përfshi edhe dialogun Kosovë-Serbi dhe luftën në Ukrainë.

“Më gëzon fakti që gjatë mandateve tona kemi vënë kontakte intensive. Kemi këmbyer mendime për bashkëpunim dhe temat rajonale…Bashkëpunimi është në dobi të qytetarëve tanë dhe shpresojmë se kjo do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Këmbimi tregtar është në nivelin më të lartë të mundur. U pajtuam se shtetet tona kanë rol kyç në përpjekjet për arritjen e një stabiliteti të përhershëm. E ardhmja evropiane e dy vendeve tona është në BE dhe NATO. Ne mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në NATO”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Pendarovski përshëndeti edhe njëherë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, me çrrastë u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuoj për përmirësimin e raporteve mes këtyre dy vendeve.

Ndërkohë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu theksoi se Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të ecin krah për krah në rrugën evropiane.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rritur bashkëpunimin dhe do të vazhdojmë këtë rrugëtim të thellimit të raporteve në shumë fusha nga arsimi e kultura tek shëndetësia e ekonomia, politika e jashtme e mbrojtja. Nuk ka fushë ku nuk kemi punuar e ku nuk do të punojmë, sepse ajo që na bashkon janë vlerat dhe vizioni. Por mbi të gjitha na ofrojnë njerëzit tanë që shërbejnë si shembull i8 raporteve të shkëlqyeshme ndër-fqinjësore”, tha Vjosa Osmani-Sadriu.

Presidentja e Kosovës Osmani-Sadriu theksoi edhe rendësin e ndërtimit të autostradës Bllacë Shkup, e cila sipas saj do të ndikoj në komunikimin mes qytetarëve dhe në këmbimit tregtar.

“Është detyrë e jona e përbashkët që të jetësojmë edhe më tej komunikimin mes tyre e në këtë drejtim shpresojmë që sa më parë të shohim edhe finalizimin e autostradës prej 12 kilometra që lidh Shkupin me pikën kufitare me Republikën e Kosovës, kjo rrugë do të na ofroj edhe më shumë dhe do të na krijoj mundësi më të mëdha për shkëmbime të shumë anshme, përfshi dhe ekonominë. Njësoj shpresojmë të ndodh edhe me krijimin e pikave të përbashkëta kufitare në dy pikë kalimet kryesore, dhe tanimë kemi lajme të mira në këtë drejtim. Besoj fuqishëm zoti President se përpjekjet tona të përbashkëta do të sjellin përfitime të rëndësishme për vendet dhe qytetarët tanë. E ardhmja e vendeve tona, e rajonit tonë është në familjen e shteteve euro-atlantike, e kjo është garancia më e madhe për paqe dhe prosperitet afatgjatë në rajon. Që të dy vendet tona e kanë dëshmuar që pavarësisht sa e vështirë është kjo rrugë, asnjëherë nuk do të ndahemi dhe nuk do të largohemi nga ajo”, tha Osmani-Sadriu.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit