Gordana Siljanovska i drejtohet në shqip presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani –
Të flasësh shqip në fushatë i bie që je në gjah të votave shqiptare, por të flasësh shqip pasi të fitosh i bie që i trajton të gjithë qytetarët të barabartë pa dallim përkatësie etnike.
Davkova i është përgjigjur urimit të presidentes së Kosovës, duke thënë se është e lumtur për urimin e sinqertë dhe ka shtuar se ësht ëe lumtur që gratë në rajon po bëjnë histori politike duke udhëhequr pozita kyçe.
Gjithashtu kandidatja që ka fituar zgjedhejt presidenciale, ka thënë se uron që të vazhdohet bashkëpunimi në mes të dy shteteve drejt objektivit për integrim në Bashkimin Evropian dhe për forcimin e raporteve përmes asaj që Davkova e ka quajtur “sinergji “femërore”.
“E nderuar Vjosa, më gëzoi urimi Juaj i sinqertë. Jam e lumtur për faktin që gratë në rajonin tonë po bëjnë histori politike, duke qëndruar guximshëm në pozita kyçe. Uroj të vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe në të ardhmen, për të arritur përfundimisht objektivin kryesor strategjik, integrimin evropian të të gjithë rajonit, si dhe për të forcuar marrëdhëniet tona përmes një sinergjie “femërore”, ka shkruar Davkova.
Ky veprim i Siljanovskes lë për të kuptuar që ajo mund të jetë krejtësisht ndryshe nga pozita e kandidates dhe tani nga pozita e presidentes, prandaj Davkova me kujdes të veçantë për shqiptarët po bën një fillim të mbarë.
Megjithatë, pozita e presidentit është pozitë unifikuese për qytetarët dhe për të gjitha partitë politike që ekzistojnë, dhe ky rol duhet të përmbushet me përpikëri në të kundërtën nuk ka progres kolektiv.
Interesant është krahasimi mes dy kandidatëve të cilët ngjashëm kanë qenë garë edhe para pesë viteve, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski.
Pendarovski flet në shqip gjatë fushatës, Siljanovska pasi i fiton zgjedhjet –
Në zgjedhjet e para pesë viteve në garë ishin kandidatët e njëjtë por Stevo Pendarovski aminin për tu bë president e kishte marrë në Reçicë të Vogël në selinë e BDI-së dhe prandaj rrjedhimisht ishte në gjah të votave shqiptare.
Ishte një ndër sekuencat më shpesh që paraqitej në media të kuadër të programit të paguar politik, kur Pendarovski me prapavijë interesante nga një lartësi i drejtohet qytetarëve shqiptarë në gjuhën shqipe me këto fjalë: “Maqedonia meriton president”.
Në fakt, edhe në zgjedhjet e vitit 2015 Pendarovski ishte kandidat në garë me Gjorgje Ivanov ngjashëm edhe atë kohë ka folur në gjuhën shqipe. Por, siduket pas zgjedhjeve i lidhej gjuha dhe nuk u dëgjonte fare të përdorte gjuhën shqipe.
Kjo i bie që përdorimi i gjuhës shqipe ka qenë për konsum publik dhe për të tërhequr një trup votues edhe nga kampi politik shqiptarë. Që si ide në parim ka qenë efektive sepse ka rezultuar me sukses. Por, është paksa hipokrite dhe tingëllon sikurse mashtrim klasik. Edhe pse shqiptarët nuk kanë qenë të dëmtuar nga Pendarovski si president.
Përshtypja më e keqe dhe më katastrofale ndër vite dhe gjatë fushatës është ndërtuar për Gordana Siljanovskes përshkak të gjuhës së saj të përdorur në fushatë dhe kuptohet partisë që e përkrah. Por, Siljanovska bëri një kapërcim interesant duke lënë qytetarët të mendojnë dy herë mbi figurën e saj.
Një ditë pasi fitoi zgjedhjet me fitore absulute dhe bindëse ajo shkroi në gjuhën shqipe falënderimin e urimit të Vjosa Osmanit. A është punë e madhe kjo? Sigurisht që jo, por është një punë e vogël dhe pak e rëndësishme por që është sinjal dhe tregues i qartë që mund të ketë edhe punë më të mëdha në këtë drejtim. Mund të ketë përmirësim të qasjes së saj ndaj shqiptarëve në vend dhe rajon. Në fakt, kjo është edhe detyra e presidentit kushdo qoftë unifikim dhe përafrim të qytetarëve dhe partive politike.