Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmePendarovski, Cërvenkovski, Spasovsi, Malevski, në mesin e kandidatëve të mundshëm të LSDM-së...

Pendarovski, Cërvenkovski, Spasovsi, Malevski, në mesin e kandidatëve të mundshëm të LSDM-së për president

Rreth pesëmbëdhjetë emra gjenden në listat e propozimeve për kandidat për kryetar të shtetit në kuadër të organizatave komunale të LSDM-së, e në mesin e tyre ka edhe politikanë aktualë dhe të dikurshëm, si dhe ish bartës të pozitave publike dhe partiake.

Siç mëson “Sloboden Peçat”, presidenti aktual Stevo Pendarovski, kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sekretari i përgjithshëm i partisë Mile Zeçeviq, ministrat Slavjanka Petrovska dhe Oliver Spasovski, pastaj Radmila Shekerinska, Gjorgi Spasov. janë anketuar në organizatat komunale të partisë.

Nga LSDM-ja bëjnë të ditur se të gjithë emrat që do të regjistrohen do të testohen përmes anketave. Bazuar në analizat që do të përfshijnë rezultatet e sondazheve të opinionit publik, do të merret vendimi përfundimtar, transmeton Zhurnal.

LSDM-ja tashmë është duke testuar se si qënfrojnë kandidatë të caktuar në mesin e qytetarëve dhe sondazhet do të vazhdojnë të zhvillohen. Interesant është fakti se emrat e Denko Maleskit dhe Ivon Veliçkovskit janë përfshirë në disa nga sondazhet e brendshme partiake të kryera nga socialdemokratët.

Sipas burimeve nga LSDM, kjo procedurë e përzgjedhjes brenda partisë mundëson përzgjedhjen e kandidatit me potencialin më të madh koalicionues, por për momentin nuk ka informacione nëse kandidati i përzgjedhur do të jetë edhe kandidat i koalicionit.

“Përvoja e zgjedhjeve të kaluara presidenciale tregon se receta e suksesit dhe e fitores në zgjedhje, përveç profilit të kandidatit, është pikërisht potenciali i partive për një koalicion të gjerë. Siç qëndrojnë gjërat deri tani, kandidati i LSDM-së i mbështetur nga një koalicion potencialisht i gjerë pro-evropian ka mbështetjen më të madhe në sondazhe”, thonë në LSDM.

Megjithatë, mbështetja eventuale e kandidatit të LSDM-së nga një koalicion më i gjerë do të varet nga marrëveshjet politike.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit