Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmePendarovski: Askush nuk guxon të dënohet për shkak të mësndërrimit të patentës

Pendarovski: Askush nuk guxon të dënohet për shkak të mësndërrimit të patentës

 Është e papranueshme që qyetarët e Maqedonisë, të cilët tashmë janë të ekspozuar në shpenzim personal të ndërrojnë dokumente, të vendosen në gjendje paniku dhe frike, nëse do të gjobiten gjatë pjesëmarrjes së tyre në trafik. Kërkoj nga partitë parlamentare politike që menjëherë të miratojnë Ligj të ri për siguri në trafik dhe norma adekuate në ligje tjera që e rregullojnë këtë fushë që t’u mundësohet qytetarëve t’u vlejnë patentat dhe librezat e automjeteve të gjithë shoferëve që marrin pjesë në trafik në territorin e vendit, ndërsa afati i të cilit nuk nuk ka skaduar nga lëshimi i tyre, thotë kryetari i shtetit Stevo Pendarovski me rastin e validitetit të dokumenteve të qytetarëve pas 12 shkurtit të vitit 2024.

Siç kam thënë edhe para disa javëve, porosit Pendarovski, nëse ka vullnet politik, vendim ligjor mund tëmiratojnë në afat shumë të shkurtër.

“Askush nuk mund të dënohet për patentë shoferin dhe librezën e automjetit të pandryshuar pa fajin e qytetarëve dhe të cilat nuk kanë skaduar për sa i përket afatit të vlefshmërisë të konsideruar nga data e lëshimit, veçanërisht jo për pjesëmarrje në trafik brenda territorit të vendit tonë. I bëj thirrje institucioneve kompetente që shpejt dhe saktë t’i informojnë qytetarët për të gjitha hapat që po ndërmerren për tejkalimin e kësaj gjendje të papranueshme”, theksoi Pendarovski.

Në të njëjtën kohë, thuhet në qëndrimin e presidentit të shtetit, Pendarovski, dua të përsëris përkushtimin tonë për zbatimin e të gjitha obligimeve juridike ndërkombëtare që i kemi marrë, të cilat rrjedhin nga e ashtuquajtura “Marrëveshja e Prespës”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit