Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmePasuria e Gruevskit e konfiskuar me vendime të plotëfuqishme gjyqësore del në...

Pasuria e Gruevskit e konfiskuar me vendime të plotëfuqishme gjyqësore del në shitje

Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar kumtoi se është iniciuar procedurë për kthimin e mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Bëhet fjalë për banesa, apartmane dhe tokë ndërtimore që i janë konfiskuar me vendime  të plotëfuqishme gjyqësore.

“Me hyrjen në procedurë qeveritare filloi kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Fjala është për dy banesa që gjenden në rrugën Bihaqka, njëra prej 65m2, tjetra 44m2, në KK Kisella Vodë 1, të konfiskuara me vendime  të plotëfuqishme gjyqësore III KOK nr.63/21 nga Gjykata Themelore Penale Shkup. Përveç këtyre dy banesave, janë sekuestruar edhe tre apartmane në Panorama Residence, si dhe tokë ndërtimore në KK Qendër dhe tokë ndërtimore në KK Norovë, të cilat po ashtu në një kohë të shkurtër do të vihen në proces shitje”, publikoi në faqen e saj në fejsbuk Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ndaj të cilit janë duke u udhëheqir disa çështje gjyqësore, në vitin 2018, pas shpalljes së dënimit me burg për rastin “Tanku”, u arratis në Hungari ku mori azil. Autoritetet e RMV-së për të kanë lëshuar fletarrest ndërkombëtar. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit