Tetova po pastrohet dhe kjo falë një aksioni të përgjithshëm që ka për qëllim pastrimin e mini deponive nëpër lokacione të ndryshme shkruan Tetovasot.
Ky aksion është ndërmarrë nga ana e Daut Memishit Zv/drejtor i NPK-së.
Ai ka bërë një sqarim rreth gjithë situatës sa i përket ankesave të qytetarëve me mbeturinat në Tetovë!
Investitori privat bashkë me komunën janë në përpilim të një kampanje dhe prezantimi të gjithë pajisjeve të reja që privati i sjellë në qytetin tonë. :Shkaku i disa defekteve të njëpasnjëshme, kemi ngecur në disa vende, kurse tani vetëm se pajisjet janë në funksion dhe puna rrjedh normalisht në teren” u shpreh Memishi .
Por ai gjithashtu e sheh si zgjidhje afatgjate për Tetovën tonë, përvoja e kompanisë “SAUBERMACHER” në shumë qytete të europës më në fund do të implementohet edhe tek ne.
Ndryshe mbrëmë janë pastruar gjashtë lokacionet më të rëndësishme ku kanë qenë të grumbulluar shumë mbeturina, kurse në këtë aksion do të përfundojnë të gjitha lokacionet ku ka mbeturina të tilla.