Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmePasi u sekuestrua një flamur i Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator dhe...

Pasi u sekuestrua një flamur i Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator dhe 689 fishekë, Policia po bën verifikimin e terrenit në Banjskë

Pasi të enjten Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm, sot është duke e bërë krehjen e terrenit në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani i cili tha se kjo po bëhet nga të gjitha njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe Njësitin e qenve.

“Policia e Kosovës është duke bërë verifikim të terrenit apo krehjen e terrenit, aty ku kanë gjetur dhe sekuestruar një flamur serb, disa gëzhoja dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm”, ka thënë Elshani.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit