Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmePas nënshkrimit për pjesëmarrje në seancë, deputetët serbë largohen nga salla e...

Pas nënshkrimit për pjesëmarrje në seancë, deputetët serbë largohen nga salla e Kuvendit

Deputetët e Listës Serbe dhe një i partisë GI-SPO, janë rikthyer sot në Kuvendin e Kosovës pas pesë muajve mungesë.

Pasi kryen procedurën e nënshkrimit të pjesëmarrjes, ata kanë zënë vendet e tyre në ulëset e Kuvendit dhe pas rreth 40 minutave u larguan nga salla.

Kjo është hera e dytë që ligjvënësit serbë vijnë në seancë vetëm për t’u nënshkruar, kjo që nga betimi si deputetë në nëntor të vitit 2022.

Sipas nenit 70 të Kushtetutës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse mungon në seancat e Kuvendit gjashtë muaj rresht.

Pas betimit, deputetët serbë kanë marrë pjesë në një seancë më datën 6 prill 2023, pikërisht në kohën kur po i afrohej gjashtë mujorit të mospjesëmarrjes në Kuvend. Ndërkaq pak minuta më vonë ishin larguar nga salla e Kuvendit.

Ligjvënësit e ri nga komuniteti serb erdhën pas dorëheqjes së dhjetë deputetëve paraprak të Listës Serbe, pas një vendimi të këtyre të fundit në nëntor të vitit të kaluar.

Në korrik të këtij viti, KALLXO.com ka raportuar se pavarësisht mungesave, deputetëve serbë rroga mujore iu ka ecur normalisht ashtu si deputetëve të tjerë.

Sipas të dhënave nga Kuvendi i Kosovës, 10 deputetët, për këta muaj kanë marrë mbi 12 mijë euro pagë totale secili.

Ndonëse janë shfaqur vetëm një herë që nga betimi, pagat e tyre në total i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës, 125,460 euro.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit