Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmePas ministrave të BDI-së, priten të dorëhiqen edhe 5 ministra të LSDM-së!?

Pas ministrave të BDI-së, priten të dorëhiqen edhe 5 ministra të LSDM-së!?

Qeveria po vijon strategjinë e saj përmes presioneve ndaj opozitës para ndryshimeve kushtetuese. Duke ndjekur shembullin e BDI-së, dorëheqje me kusht pritet të japin edhe ministra të tjerë në Qeverinë e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit.

Sipas informacioneve të TV 24, pesë ministra nga LSDM deri te kryeministri Kovaçevski do të dorëzojnë dorëheqje të kushtëzuara, që VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese dhe të bëhet pjesë e një Qeverie pa BDI-në, ashtu siç ishte një nga kushtet e saj.

Mirëpo, ende nuk dihet se cilat poste ministrore LSDM ia ofron kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe nuk ka të dhëna nëse në mesin e tyre do të jetë edhe posti i kryeministrit, të cilin Kovaçevski e ka ofruar tashmë një herë.

Ndërkohë, deri tani opozita nuk dihet se a do të ndryshojë mendje deri më 18 gusht, kur fillon seanca parlamentare për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, raporton TV24.

E ndërsa Kovaçevski dhe Ahmeti po kërkojnë një mënyrë për të arritur 80 votat që nuk i kanë, shumica tashmë është një hap përpara. Ata kanë shkruar të ashtuquajturin Manifest për negociatat me BE-në.

Dokumenti është promovuar nga LSDM, BDI dhe partitë e tjera dhe përmes tij kërkojnë bashkimin e të gjitha partive parlamentare rreth procesit të integrimit evropian.

Por, VMRO-DPMNE në këtë dokument nuk sheh tentativë për bashkim, por një hap me të cilin qeveria edhe një herë humb mundësinë e konsensusit për amendamentet kushtetuese.

Edhe pse plani i qeverisë ishte që ndryshimet kushtetuese të votoheshin deri në fund të nëntorit, kur përfundon procesi i shqyrtimit, qeveria po ndryshon retorikën. Sipas Kovaçevskit, nuk ka afat kur bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë, sepse për seancën e dytë ndërqeveritare, BE-ja do të presë këtë lëvizje të Maqedonisë. Por ndërkohë, kjo do të thotë se vendi mbetet pas Shqipërisë, e cila pas procesit të skriningut hap grupet pa kushte shtesë që ka Maqedonia me propozimin francez.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit