Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmePas çeljes së kapitujve, BE “hapi thesin” me afërsisht një miliard euro...

Pas çeljes së kapitujve, BE “hapi thesin” me afërsisht një miliard euro për Shqipërinë

Një ditë pas tryezës së dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian që do të mbahet në 15 tetor, vendit tonë do t’i disbursohen fondet e para nga “Plani i ri i Rritjes” së BE për Ballkanin Perëndimor.

Nga Plani i Rritjes Ekonomike sipas një përllogaritje jozyrtare, Shqipëria do të mund të përfitojë në total 922 milionë euro, ndërsa si mjete “parafinancuese” arrin të marrë 64.5 milionë euro. Kosova në krahun tjetër do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro. Mbi 250 milionë euro, Kosovës do t’i ndahen si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive. Por, para se të bëhen këto pagesa, vendet përfituese duhet t’i nënshkruajnë marrëveshjet dhe t’i ratifikojnë ato në parlamentet e tyre kombëtare, sepse dy miliardë euro do të jenë para pa kthim, ndërsa të tjerat do të jenë kredi të favorshme.

BE ka vendosur në këtë rast edhe kushtet që duhet të përmbushen gjatë gjithë procesit të realizimit të projekteve. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kontrollin financiar dhe auditimin e duhur sipas standardeve evropiane.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit