Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteParaqiten sinjalet e para të përçarjes në Frontin Evropian!

Paraqiten sinjalet e para të përçarjes në Frontin Evropian!

Kryetarin e Kuvendit nuk e votuan por ligjet e VMRO-së pa menduar dy herë i votuan –

Gjatë votimit të Ligjit për riorganizimin e ministrive, ajo që ra në sy ishte mbështetja e disa deputetëve të Frontit Evropian, pasi këto të fundit nuk kishin votuar kryetarin e parlamentit të propozuar nga VMRO, madje që në fillim ishin larguar edhe nga salla.

Këtë vendim të Frontit e përshëndet koalicioni VLEN, të cilët thonë se përmes këtij veprimi, një pjesë e BDI-së tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive.

“Ligji për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore është pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, e cila do të përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë balancuesin brenda afatit të arsyeshëm. Themelimi i komisionit parlamentar ad hok të kryesuar nga deputeti i opozitës është një hap i mirë në forcimin e kontrollit të pushtetit legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv. VLEN shpreh kënaqësinë që thirrjet tona drejtuar disa deputetëve të BDI-së dhanë rezultate”, kanë deklaruar nga VLEN.

Paraprakisht dy koalicionet VMRO dhe Fronti Evropian, kishin bërë me dije për takimin e përbashkët që kishin mbajtur. Në arsyetimin e tyre për ta mbështetur ligjin, kanë thënë se ligji është hartuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë të shtetit dhe se është pjesë e programit IPA të Bashkimit Evropian.

Kujtojmë që, asnjëri prej 18 deputetëve të Frontit Evropian lëre që nuk e patën guximin të votojnë kryetarin e Kuvendit shqiptar por dolën njëri pas tjetri në momentin që u votua për kryetar Kuvendi, Afrim Gashi, nga VLEN. Nga këtu kuptohet që deputetët e Frontit Evropian përkundër gjithë akuzave që kanë pasur për VMRO sërish janë në dispozicion të kësaj partie që të bëjnë çfardo shërbimi që u kërkohet por që kjo nuk vlen për partitë tjera shqiptare në koalicionin qeveritar.

Fronti Evropian e arsyeton mbështetjen ndaj VMRO-së në mesnatë si arritje e tyre për tu marrë vesh me këtë parti i harruan akuzat e fushatës –

Edhe pse nuk kishte një dakordancë përbrenda Frontit Evropian, ku vetëm një pjesë e tyre votuan propozim ndryshimet ligjore për rregullimin e ministrive, sërish nga ky Front dalin dhe e arsyetojnë këtë veprim si arritje e tyre dhe qetësisht konfirmojnë se akoma janë të bashkuar.

“Në kuadër të takimit u bisedua edhe për dialogun e ndërsjellë ndërmjet pushtetit dhe opozitës, me ç’rast u pranua kërkesa e koalicionit Fronti Evropian që brenda një kohe të shkurtër Kuvendi të formojë një komision ad hoc me Kryetar të propozuar nga opozita i cili do ta përcjellë përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore dhe për punën e vet do ta informojë Kuvendin dy herë në vit”.

Ky kusht i Frontit Evropian është vetëm sa për sy e faqe, dhe nëse e kanë seriozisht se ky veprim vërtetë do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes reale të punës në administratën shtetërore përse këtë komision nuk e kanë formuar sa e sa vite që kanë qenë në pushtet. Apo kanë prit momentin më mirë t’i ndihmojnë qytetarëve nga opozita.

Megjithatë, 4 deputetët e Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës u distancuan nga vendimi i Frontit për ta votuar Ligjin e propozuar nga VMRO-DPMNE. Megjithatë theksuan se ASH-ja mbetet pjesë e Frontit Evropian. Përveç ASH-së edhe partitë tjera janë distancuar nga votimi i këtij ligji, pra vetëm deputetët e BDI-së kanë qenë të mendimit se akuzat e para dy muajve për VMRO-në që është parti ruse duhet të harrohen e duhet të mbështetet kjo parti. /Zhurnal.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit