Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëParandalohet një rast i kontrabandimit me mallra në Leposaviq

Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra në Leposaviq

Policia e Kosovës ka  bërë të ditur se ka parandaluar mbrëmë në orët e vona një rast të kontrabandimit të mallrave në fshatin Jashanicë të komunës së Leposaviqit.

Sipas Policisë, i dyshuari me të vërejtur se është diktuar nga Policia e Kosovës kishte braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Pas kontrollimit të automjetit vërtetohet se i njëjti ishte i mbushur me gjëra ushqimore dhe pije alkoolike.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj po punon me përkushtim në menaxhimin dhe kontrollin e vijës kufitare, si dhe parandalimin e veprave penale që ndërlidhen me kontrabandën apo kalimet e paautorizuara të kufirit shtetëror”, thuhet ne njoftimin e PK-së.

Tutje u tha se në lidhje me rastin janë informuar njësitet relevante dhe automjeti është dërguar në Terminalin Doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit