Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeParaburgim 30 ditor për autorin e vrasjes në Çellopek të Tetovës

Paraburgim 30 ditor për autorin e vrasjes në Çellopek të Tetovës

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër 59-vjeçarit, banues në Çellopek, i cili dje ka vrarë dy persona dhe ka tentuar të vrasë katër persona të tjerë nga e njëjta familje.

Shkak i vrasjes së dyfishtë në Çellopek është bërë një rrugë që kanë përdorur së bashku. I dyshuari e ka takuar tani të ndjerit, kur kanë dalë në oborr dhe kanë filluar debatin për një rrugë, të cilën e kanë përdorur së bashku dhe për të cilën kanë pasur mosmarrëveshje më parë.

Pas debatit, i dyshuari ka nxjerrë një armë që e posedonte pa leje dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të viktimave. Njëri prej tyre është kundërpërgjigjur me të shtëna nga arma e zjarrit për të cilën ka pasur patentë, por i dyshuari ka marrë jetën e dy viktimave – babait dhe djalit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit