Tuesday, December 3, 2024
spot_img
BallinaShëndetiPajisjet moderne në klinika i mbulon pluhuri

Pajisjet moderne në klinika i mbulon pluhuri

Gazetar: Lluka Andreev

Ministria e Shëndetësisë hesht pas kritikave të ambasadorit evropian Dejvid Gir për mospërdorimin e sistemeve të rezonancës magnetike të dhuruar dhe tomografisë kompjuterike. Prej më shumë se pesë ditë, institucioni nuk i është përgjigjur pyetjeve të televizionit Alsat përse përdorimi i këtyre sistemeve në vend është i ulët dhe nën mesataren e Unionit. Sipas revizorëve, niveli i këtyre shërbimeve në vitin 2022 është përafërsisht si në vitin 2017, megjithëse numri i pajisjeve të rezonancës magnetike në shëndetin publik është dyfishuar nga 7 në 15 pajisje ndërkohë. Gjithashtu, një nga sistemet e dhuruara, siç është shembulli i spitalit në Gostivar, nuk është vënë fare në përdorim. Këto pajisje përdoren për të marrë pamje të detajuara të organeve të brendshme te pacientët.

“Pavarësisht progresit të arritur në sigurimin e shtatë aparateve të reja, përveç tetë pajisjeve të tjera ekzistuese të rezonancës magnetike në shëndetin publik në tre vitet e fundit, ato nuk janë përdorur sa duhet. Si dhe politikat e miratuara dhe masat dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet kompetente dhe Institucionet shëndetësore nuk ofrojnë gjithmonë shërbime shëndetësore të përballueshme dhe cilësore me rezonancë magnetike për pacientët e siguruar”, thonë nga ESHR.

Ambasadori Gir së fundmi theksoi se kjo situatë nuk është shembull pozitiv i partneritetit me institucionet, më konkretisht me Ministrinë e Shëndetësisë. Ai shtoi se në vitet e fundit Unioni ka dhuruar sisteme të rezonancës magnetike dhe tomografisë kompjuterike në tetë spitale në të gjithë vendin.

“Në Bashkimin Evropian mesatarisht një sistem përdoret për katër deri në nëntë mijë pacientë në vit. Sipas Entit të Revizionit, këtu përdoret për 2800 pacientë. Pse? Duhet bërë më shumë dhe u bëj thirrje të gjithëve që të përdorin plotësisht pajisjet e dhuruara. Është në interes të pacientëve”, tha Dejvid Gir – ambasador i BE-së.

Ndërkohë revizioni ka konstatuar gjithashtu se pajisja e reparteve të diagnostikimit radiologjik në institucionet publike shëndetësore me aparate të reja radiologjike, në tri vitet e fundit është bërë pa analiza përkatëse, sidomos për kuadrin e nevojshëm profesional të trajnuar. Sipas Entit, trajnimi i pamjaftueshëm i radiologëve në leximin e pamjeve me rezonancë magnetike ndikon në përdorimin joefikas të pajisjeve dhe uljen e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit