Përderisa pagat e funksionarëve nuk dinë të ndalur dhe kanë arritur majat, jeta e qytetarëve sa shkon e vështirësohet më shumë. Me fjalë të tjera pagat e funksionarëve kanë arritur në qiell përderisa në të njëjtën nën qiell jetojnë edhe qytetarët standardi i tyre ka rënë përtokë. Për funksionarët ka pasur rritje marramendëse dhe të hovshme të pagave prej 78%, e këtë ngritje shumë prej tyre e kanë mirëpritur duke ironizuar me atë se politikanët burimin e vetëm të të hollave i kanë pagat dhe në këtë formë ata mbijetojnë, sikurse qytetarët jetojnë në një botë paralele dhe nuk i shohin se si pasurohen politikanët. Ajo që është më e çuditshme është fakti se si në mënyrë të hapur kryeministri Kovaçevski tregohet indiferent ndaj kërkesave të punëtorëve, e më keq se kaq paralajmëron se nuk do të ketë ulje të pagave të cilat u rritën në mënyrë të vrullshme dhe pa kërkuar askush. Ndërkaq, punëtorët duhet të dalin në rrugë për të kërkuar paga më të larta e të ballafaqohen me injorim total. E për më keq se kaq me fillim të këtij viti pagat e funksionarëve rriten edhe për 400 euro. Edhe pse ministri Financave, Fatmir Besimi, tha që nuk do të ketë rritje mbetet të shihet sepse vetëm tu besohet është e vështirë, shkruan Zhurnal.
Pagat e funksionarëve vazhdojnë të rriten –
Rritja prej 78% e pagave të funksionarëve siduket ka qenë e pamjaftueshme prandaj me të hyrë në vitin 2024 pagat e funksionarëve janë rritur edhe për më shumë se 400 euro, që i bie se vetëm rritja e pagës së funksionarëve e kalon sasinë e pagës minimale për qytetarët.
Me këtë rritje funksionarët kanë nënçmuar pagën minimale dhe kanë treguar nga ana tjetër pasqyrë reale të pagës minimale që sa vlerë mund të ketë që me një rritje për ata normale muajt në vijim do të marrin më shumë 400 euro. Përderisa qytetarët përballen me vështirës të shumta në përballimin e çmimeve të larta funksionarët apo të zgjedhurit e këtij populli do të marrin diku 2.500 euro paga mujore.
Dhe, nga kjo kuptohet qartësisht se për çfarë brengosen politikanët tanë, a e kanë hallin e qytetarëve apo hallin e tyre si për tu pasuruar brenda natës, tashmë edhe në mënyrë ligjore para qytetarëve të varfër marrin paga të majme nga buxheti i shtetit i cili mbushet nga xhepat e zbraztë e të shqyer të qytetarëve.
Lidhja Europiane për Ndryshim: Pushteti po zhvat qytetarët, do të rrit pagat e funksionarëve për 400 euro
Koalicioni “Lidhja Evropiane për Ndryshime” ka dalë me reagim në lidhje me rrogat e funksionarëve në vend. Nga LEN thonë se zhvatja e popullit në çdo formë të mundshme është sëmundje kronike e këtij pushteti.
Nga LEN theksojnë se “tash që po afrohen zgjedhjet, pushteti filloi të bëjë fushatë parazgjedhore, duke manipuluar popullin me gjoja masa antikrizë, me të cilat, vetëm për pesë muaj, nxënësve do u shpërndajë nga 1.200 denarë (20€), pensionistëve nga 3.000 denarë (50€), por ama paturpësia shpejt u doli në shesh, sepse nga muaji janar, ky pushtet aktual i LSDM-së, BDI-së dhe ASH-së i rrisin pagat për mbi dy mijë funksionarë të tyre me nga 24.000 denarë (400 €)”.
“Kjo rritje e rrogës ndodh për shkak të rritjes së pagës mesatare. Megjithatë, ndodh vetëm disa muaj pasi pushteti rriti pagat e funksionarëve me 78%. Dhe me rritjen e fundit, tani shumica e funksionarëve të pushtetit do të kenë paga nga 2500€ deri në 3000 €. Por ama lavdërohen se e kanë rritur pagën minimale në 22.500 denarë ose rreth 370 €”.
“A ka turp më të madh, a ka zhvatje më të madhe, a ka dyftyrësi më të madhe se kjo qeveri dhe funksionarët e saj. Imagjinoni pas disa muajve do të dalin të kërkojnë votën e qytetarëve dhe me paturpësi do të thonë; na votoni ne që kemi rroga prej 3000€, sepse ne i bëmë rrogat tuaja nga 370€!”, thonë nga LEN.
Lidhja Europiane për Ndryshim fton institucionet relevante që ta shqyrtojnë sa më shpejtë këtë çështje dhe të gjejnë zgjidhjen ligjore që pagat e funksionarëve të jenë në përputhshmëri me standardin e qytetarëve e jo me dëshirën e pushtetit.
“Në qoftë se kjo Qeveri do të hesht, Lidhja Europiane për Ndryshim zotohet se sapo të fitojë besimin e popullit, që në ditët e para të udhëheqjes së saj me institucionet seriozisht do ta shqyrtojë çështjen e pagave mujore të funksionarëve shtetëror, me ç’rast do të krijojë kushte që dallimet të jenë në kornizat e mundësive reale, ndërsa do të punojë që të rriten pagat e qytetarëve”, thonë nga LEN.
Përderisa është rikthyer vala e protestave sindikata të shumta janë ngritur në këmbë dhe kanë dalë në rrugë për të kërkuar paga më të larta e status më të dinjitetshëm, kryeministri i vendit vjen me paralajmërime që pagat e funksionarëve nuk do të ulen, e më keq se kaq janë rritur për 400 euro. Ndryshe, pagat e funksionarëve kanë rezultuar me rritje marramendëse dhe të hovshme të pagave prej 78%, e këtë ngritje shumë prej tyre e kanë mirëpritur duke ironizuar me atë se politikanët burimin e vetëm të të hollave i kanë pagat dhe në këtë formë ata mbijetojnë, sikurse qytetarët jetojnë në një botë paralele dhe nuk i shohin se si pasurohen politikanët.
Ajo që është më e çuditshme është fakti se si në mënyrë të hapur kryeministri Kovaçevski tregohet indiferent ndaj kërkesave të punëtorëve, e më keq se kaq paralajmëron se nuk do të ketë ulje të pagave të cilat u rritën në mënyrë të vrullshme dhe pa kërkuar askush. Ndërkaq, punëtorët duhet të dalin në rrugë për të kërkuar paga më të larta e të ballafaqohen me injorim total.
Kujtojmë që, rritja e pagave prej 78% është veprimi më skandaloz dhe i papranueshëm për qytetarët, sepse me automatizëm është nënvlerësim i punëtorëve tjerë. Shërbyesit e popullit të quajtur në teori të paguhen me paga marramendëse e shumë të larta, shumëfish më të larta se pagat mesatare në vend, tregon qartazi se zyrtarët nuk e kanë hallin e qytetarëve, por se si të pasurohen më shpejt e më shumë.